Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri për të arritur standardet e tregut europian

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian.

Në një takim me fermerët në Krutje të Lushnjës, Rama solli shembuj suksesi të fermerëve që janë bashkuar në procesin e grumbullimit, ambalazhimit, marketimit dhe shitjes, duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm në treg.

Ndërsa siguroi gjithë mbështetjen e mundshme për këto nisma, Rama theksoi se roli i bashkive është po ashtu kyç për të ndihmuar në krijimin e këtyre realiteteve.

“Nuk ka më kohë për të humbur me teori duhet apo jo kjo gjë. Sigurisht që duhet, por ka prapambetje në të bërit biznes. Ideja është që bashkohesh se interesat e të dyja palëve e duan këtë gjë dhe të dyja palët fitojnë nga kjo gjë. Kjo është shumë e thjesht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se këtë e dikton edhe nevoja për t’i rezistuar kohës dhe sfidës së tregut europian.

“Do të jemi në një treg me shumë oportunitete, por edhe sfida vdekjeprurëse për një kompani. Për t’u bërë pjesë e atij tregu jo thjesht duhet standardi i sigurisë ushqimore për shqiptarët, por duhet standard i njëjtë si në Europë edhe këtu”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…