
Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Presidenti Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidenti Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi agjendën e vizitës, ku parashikohen takime me personalitetet më të larta të Republikës së Maqdonisë së Veriut, Presidenten Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi, liderë poltikë shqiptarë, ndërsa do të zhvillojë vizita edhe në disa komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të posaçme.
Synimi i kësaj vizite është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian të dy shteteve anëtare në NATO dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria e konsideron Republikën e Maqedonisë së Veriut si partner dhe faktor kyç në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe kohezionit ndër-etnik.
Marrë nga ATSH



















