Spiropali në Prishtinë, takohet me përfaqësues të opozitës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë vizitës në Kosovë u takua sot edhe me përfaqësues të opozitës.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë vizitës në Kosovë u takua sot edhe me përfaqësues të opozitës.

Spiropali u prit nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza si dhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Haradinaj përmes një reagimi në rrjetet sociale, theksoi se gjatë takimit me Spiropalin vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën.

“Forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet i përhershëm i yni. Integrimi ndër shqiptar është domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për të ardhmen tonë të sigurt”, nënvizoi Haradinaj.

Gjithashtu ai bëri të ditur se shprehu falënderimin “për kujdesin dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me drejtësinë në Hagë”.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës. Hamza njoftoi ministren Spiropali se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konstruktivitet për çdo çështje në interes të Kosovës.

Nga ana e saj, ministrja Spiropali konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.

Kryetari Hamza mirëpriti ftesën e kryeministrit Edi Rama, për bashkëpunim në parandalimin e padrejtësive dhe përpjekjeve për rishkrimin e historisë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit me Spiropalin diskutuan gjerësisht për zhvillimet politike në rajon, sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike.

“Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi histori, vlera dhe aspirata të përbashkëta. Por mbi të gjitha, ndajnë përgjegjësinë që bashkë, në mënyrë serioze dhe të koordinuar, të kontribuojnë në paqen e qëndrueshme dhe perspektivën evropiane të rajonit tone”, theksoi ai.

Marrë nga ATSH

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…