Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali siguroi sot se Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve të Kosovës.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali siguroi sot se Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve të Kosovës.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, Spiropali doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca.

Spiropali theksoi se politika e zgjerimit të Bashkimit Europian duhet përdorur si një armë e fuqishme dhe se nuk duhet të lejohet që Ballkani Perëndimor të ndikohet nga aktorë të jashtëm që sjellin problematika.

Duke u ndalur te marrëdhëniet mes dy vendeve, Spiropali theksoi se “Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë”.

“Ne po forcojmë një bosht kombëtar dhe një aleancë të natyrshme mes dy shteteve sovrane, që kanë marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin dhe që ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen”, shtoi ajo.

Ajo vlerësoi se çdo hap drejt konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është investim në sigurinë, dinjitetin dhe stabilitetin në gjithë hapësirën tonë shqiptare por edhe në rajon.

“Kosova ka dëshmuar përkushtim ndaj reformave dhe stabilitet institucional. Heqja e masave shtrënguese ishte pa diskutim një domosdoshmëri. Masat shtrënguese kundër Kosovës ishin kundër këtyre objektivave. Kosova meriton statusin e vendit kandidat pa standarde të dyfishta dhe pritje të pafundme”, shtoi Spiropali.

Duke konfirmuar qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Spiropali theksoi se “Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet si hap i domosdoshëm për normalizim të vërtetë”.

“Në këtë rrugë Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën. Dialogu me Serbinë mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në rajon, por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe në rajonin tonë”, u shpreh Spiropali.

Gjithashtu Spiropali u ndal edhe te Gjyqi në Hagë duke nënvizuar se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë.

“Sot në Hagë përballem me drejtësinë udhëheqësit e UÇK-së, ata përfaqësojnë lirinë. E vërteta historike nuk është në gjyq. Ne kërkojmë drejtësi. Dhe kjo është përgjegjësi ndaj historisë”, tha ajo.

Burimi ATSH

Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një…