Gonxhja: Bashkëpunimi me Zvicrën, hap konkret drejt një industrie turistike më konkurruese
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në lansimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028, një moment i rëndësishëm që forcon partneritetin mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se “për sektorin e turizmit, ky bashkëpunim merr vlerë të veçantë përmes mbështetjes së arsimit profesional, si modeli i Shkollës Zvicerane të Biznesit të Hotelerisë në Lozanë, EHL Group, që investon drejtpërdrejt në aftësitë e të rinjve dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve në vend”.
Gonxhja u shpreh se ky program është një hap konkret drejt ndërtimit të një industrie turistike më konkurruese, me standarde ndërkombëtare dhe me profesionistë të përgatitur për tregun global.
“Kultura, rinia e ekonomia kreative janë gjithashtu në fokusin tonë të bashkëpunimeve”, tha Gonxhja.
Në lansimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026-2028 ishte e pranishme edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, etj.
Marrë nga ATSH