Bashkia e Tiranës forcon bashkëpunimin me Barin në Itali

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blend Sula zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Barit, Vito Leccense, ku diskutoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve.


Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blend Sula zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Barit, Vito Leccense, ku diskutoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve.

Sula vlerësoi se në vitin 1991, Bari u kthye në portën e shpresës për emigrantët shqiptarë që u nisën nga Vlora drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Pas 35 vitesh, sipas tij, “ky port ka qenë ura drejt një partneriteti të bazuar në respekt, zhvillim dhe miqësi”.

“Takim i veçantë me Vito Leccese, kryebashkiakun e Barit, një qytet që për ne shqiptarët mbart shumë emocione. Në këtë port, në vitin 1991, zbarkoi anija Vlora me rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, duke shënuar një nga momentet më të forta të historisë sonë moderne. Bari u kthye asokohe porta e shpresës, por edhe simbol i sfidave, dhimbjes dhe guximit për një jetë më të mirë”, shtoi ai.

Nga një port i mbushur me ankth në ’91, Sula u shpreh se me Barin sot po ecet drejt një partneriteti të bazuar në respekt, zhvillim dhe miqësi.

“Duke ecur në rrugët e këtij qyteti mesdhetar, ndjen jo vetëm historinë, por edhe energjinë e një Bari modern, të hapur dhe mikpritës. Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona, mbi lidhjet njerëzore që kanë kapërcyer detin dhe mbi urat që duhet të ndërtojmë për të ardhmen”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…