Panari “Tourism Fair Albania”, Gonxhja takim me kryetarët e komunave të Strugës dhe Ulqinit

Në panarin “Tourism Fair Albania”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegun.


Në panarin “Tourism Fair Albania”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegun.

Gonxhja tha se me Qyrën dhe Nimanbegun pati diskutime mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe kulturës, si dhe mbi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës dhe lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare, në funksion të rritjes së shkëmbimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.

Ministri Gonxhja tha se njëherësh u nda edhe një vizion i përbashkët për promovimin e rajonit si një hapësirë turistike e integruar dhe konkurruese, me ofertë gjithëvjetore.

Panairi “Tourism Fair Albania” në Tiranë ka në qendër rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Panairi mirëpret 141 ekspozues, 40 blerës ndërkombëtarë nga e gjithë bota, përfshirë tregje me potencial të lartë si SHBA, Kanada, Japoni, Kinë dhe Tajlandë, si dhe tregje kyçe europiane si Anglia, Gjermania, Irlanda dhe Franca,17 panele diskutimi, 70 folës dhe ekspertë, 813 takime biznesi në platformën digjitale b2balkan.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shumë zhurmë dhe mjegull për negociatat, BE do që të na marrë brenda vetes

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë,…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shumë zhurmë dhe mjegull për negociatat, BE do që të na marrë brenda vetes

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë,…