Gonxhja: Program i integruar investimesh dhe ndërhyrjesh në Parkun Kombëtar të Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, duke u bërë pikë kyçe e turizmit kulturor në vend.


Parku Kombëtar i Butrintit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, duke u bërë pikë kyçe e turizmit kulturor në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot, se për Butrintin është planifikuar program i integruar investimesh dhe ndërhyrjesh që synon përmirësimin e infrastrukturës, avancimin e projekteve teknike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Gonxhja tha se përmes bashkëpunimit të MTKS-së, fondacionit “Butrint Management” dhe “Albanian American Development Foundation” (AADF), kjo iniciativë vendos në qendër përvojën e vizitorit, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të një prej pasurive më të rëndësishme kulturore në Shqipëri.

Sipas Gonxhes, këto projekte përfshijnë hartimin e projektit të hidranteve kundër zjarrit, të rrjetit elektrik shpërndarës dhe sistemit të ndriçimit.

Ministri Gonxhja tha se ndërhyrja përfshin edhe sistemimin dhe mbulimin me dhé steril dhe konservim të rrënojave të Forumit Romak, ndërhyrje mirëmbajtëse në monumentet e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe hartimin e projektit për restaurimin dhe interpretimin e ri të Kalasë Veneciane në Akropolin e Butrintit.

Gjithashtu, Gonxhja tha se ndërhyrja do të jetë edhe në infrastrukturë dhe shërbime për vizitorët, si zëvendësimi i sinjalistikës interpretuese, orientuese dhe kufizuese, rehabilitimi i parkimit, biletarisë dhe tualeteve dhe zbatimi i projektit të platformave të aksesueshmërisë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësi 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë i kripur dhe gjysmë i ëmbël, dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro dënon dhunën e të rinjve ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu dhe fjala, e vetmja rrugë

Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro dënon dhunën e të rinjve ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu dhe fjala, e vetmja rrugë

Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar…