Tatimet: Verifikoni nëse duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore përmes shërbimit të ri, Tax Test

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ka krijuar një shërbim elektronik, përmes të cilit çdo qytetar mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar deklaratën vjetor të ardhurave individuale, të njohur si DIVA.


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ka krijuar një shërbim elektronik, përmes të cilit çdo qytetar mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar deklaratën vjetor të ardhurave individuale, të njohur si DIVA.

Tax Test është shërbimi i thjeshtë në përdorim dhe është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij.

“Sqarojmë individët se nuk është e nevojshme të vendoset emri i përdoruesit apo fjalëkalimi, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidencial, por dhe është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të Tatimeve.

Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2025, sipas ligjit të ri, është data 31 mars 2026.

Subjekt deklarimi për vitin 2025 janë ata individë që kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga dhe kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji;

Gjithashtu, DIVA duhet plotësuar edhe nga ata të cilët gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).

“Edhe nëse nuk keni detyrim ligjor për deklarim, por plotësoni kushtet për të përfituar rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, duhet të dorëzoni DIVA 2025 për të përfituar nga këto zbritje”, sqaron Drejtoria e Tatimeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…