Greca: Poli i Drejtësisë me standarde sigurie, 52 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi për 1736 punonjës

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), arkitekte Adelina Greca, deklaroi sot se projekti për Polin e Drejtësisë synon krijimin e një kampusi modern, që mishëron dinjitet institucional dhe forcon besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), arkitekte Adelina Greca, deklaroi sot se projekti për Polin e Drejtësisë synon krijimin e një kampusi modern, që mishëron dinjitet institucional dhe forcon besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Gjatë dëgjesës përmbyllëse në Tiranë me përfaqësuesit e gjyqësorit me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, për prezantimin e programit të konkursit ndërkombëtar për Qendrën e Drejtësisë, Greca bëri një prezantim teknik të projektit, duke theksuar se ky investim synon modernizimin e hapësirave të institucioneve të drejtësisë me standardet më bashkëkohore.

Sipas saj, arkitektura luan një rol thelbësor në mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe si perceptohen ato nga qytetarët. “Po punojmë për një Pol Drejtësie ku hapësirat që mishërojnë dinjitet, forcojnë besimin tek qytetarët”, u shpreh Greca.

Ajo theksoi se projekti është ndërtuar mbi studimin e detajuar të kampuseve të drejtësisë në vendet europiane, veçanërisht në Itali, duke analizuar standardet e sigurisë, organizimin funksional dhe aspektet teknologjike të nevojshme për institucionet e drejtësisë.

Ndër modelet referuese të prezantuara ishin Gjykata e Parisit, Pallati i Drejtësisë në Amsterdam dhe ai në Romë, si shembuj të praktikave më të mira që mund të përshtaten në projektin shqiptar.

Greca bëri të ditur se Poli i Drejtësisë parashikohet të ngrihet në zonën e rrugës “Dritan Hoxha”, në hyrje të Tiranës, një zonë në zhvillim ku ndodhet edhe Shkolla e Magjistraturës. Sipas saj, janë rreth 7 hektarë sipërfaqe në dispozicion, ku parashikohet ndërtimi i një kampusi me rreth 52 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi.

Numri i punonjësve për të cilët do të projektohet ky kampus është rreth 1736 punonjës.

Procesi do të vijojë me hapjen e një gare ndërkombëtare projektimi, konkurs publik arkitektonik, nga ku do të përzgjidhet projekti fitues dhe do të hartohet masterplani për Polin e ri të Drejtësisë.

Greca theksoi se gjatë muajit shkurt do të zhvillohen dëgjesat dhe përzgjedhja do të bëhet nga një juri ndërkombëtare, ndërsa synimi është që në vitin 2028 të nisë zyrtarisht ndërtimi i kampusit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me homologun serb: Dialogu me Kosovën, e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha pati sot takim me holmologun e Serbisë, Marko Đurić, në kuadër…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me homologun serb: Dialogu me Kosovën, e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha pati sot takim me holmologun e Serbisë, Marko Đurić, në kuadër…