
Atasheu ushtarak i Francës viziton Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit
Atasheu ushtarak i Francës i akredituar në Republikën e Shqipërisë, kolonel Valery Sens, zhvilloi një vizitë zyrtare në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSh).

Atasheu ushtarak i Francës i akredituar në Republikën e Shqipërisë, kolonel Valery Sens, zhvilloi një vizitë zyrtare në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSh).
Gjatë vizitës, kryetari i QKKSh-së, kolonel Fiqiri Hoxha, e njohu Atasheun francez me organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, strukturat përgjegjëse, misionin dhe detyrat e Qendrës, si dhe kapacitetet kombëtare SAR.
Gjithashtu, u prezantua bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e kërkim-shpëtimit.
Nga ana e tij, koloneli Sens falënderoi drejtuesit e QKKSH-së për mikpritjen dhe vlerësoi punën e realizuar nga strukturat shqiptare në fushën e kërkim-shpëtimit.
Ai shprehu gatishmërinë për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke theksuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve SAR dhe përfshirjes së personelit shqiptar në stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta në Francë.
Vizita e Atasheut ushtarak të Francës në QKKSH përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kërkim-shpëtimit.
Burimi ATSH



















