Rama: Stadiumi i Vorës, arenë moderne që i shtohet futbollit shqiptar

Vora do të luajë ndeshjen e saj të javës së 20-të të Kategorisë Superiore me Partizanin në stadiumin e saj të rikonstruktuar.


Vora do të luajë ndeshjen e saj të javës së 20-të të Kategorisë Superiore me Partizanin në stadiumin e saj të rikonstruktuar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga stadiumi i ri i Vorës, një infrastrukturë e re që i shtohet futbollit shqiptar.

“Ekipi i Vorës do të luajë për herë të parë ndeshjet në shtëpi në Superiore, një moment historik për klubin dhe qytetin. Kjo arenë moderne jo vetëm që përmbush standardet e kampionatit kombëtar, por krijon edhe mundësinë që në të ardhmen të presë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube”, theksoi Rama.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe bashkisë së Vorës.

I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, fusha përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale.

Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…