Këshilli i Europës uron kreun e ri të “Kushtetueses”, konfirmohet mbështetja për reformën në drejtësi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim kortezie në ambientet e kësaj gjykate, kreun e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re.


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim kortezie në ambientet e kësaj gjykate, kreun e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re.

Re uroi Papajorgjin për marrjen e detyrës dhe rikonfirmoi mbështetjen e Këshillit të Evropës për vazhdimin dhe realizimin e projekteve të ndërmarra në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Aktualisht, Zyra e Këshillit të Europës ka ndërmarrë një nismë për të mbështetur Gjykatën Kushtetuese në ngritjen e një sistemi bashkëkohor të menaxhimit të çështjeve dhe digjitalizimit të arkivës së saj. Ky projekt financohet nga Agjenci SIDA për llogari të Ambasadës suedeze në Tiranë.

Nga ana e saj, Papajorgji shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm të Gjykatës Kushtetuese me Këshillin e Europës, si dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, duke nënvizuar se mbështetja e Këshillit të Europës ka qenë dhe mbetet një faktor i çmuar për rritjen e kapaciteteve institucionale.

Kryetarja Papajorgji shprehu gjithashtu bindjen se partneriteti i ngushtë me Këshillin e Europës do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe përafrimin e jurisprudencës kushtetuese me standardet më të mira europiane.

Burimi ATSH

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…