Gonxhja: Lara Colturi konfirmon sezon elitar në Kupën e Botës në Ski

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau një postim vlerësues për paraqitjet e skiatores kuqezi Lara Colturi në arenën ndërkombëtare.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau një postim vlerësues për paraqitjet e skiatores kuqezi Lara Colturi në arenën ndërkombëtare, duke theksuar renditjen e saj si e treta në sllallom dhe e teta në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në Ski për femra.

Sipas ministrit, këto rezultate konfirmojnë një sezon me standarde të larta performance dhe konkurrencë të fortë në arenën ndërkombëtare.

“Këto pozicionime reflektojnë vazhdimësinë, qëndrueshmërinë dhe nivelin e lartë të garimit mes sportisteve më të mira të botës, si edhe praninë e konsoliduar në elitën e garave të skive alpine”, thekson Gonxhja.

Këtë fundjavë u zhvilluan dy garat e radhës të Kupës së Botës për femra, të zhvilluara në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Lara Colturi u rendit në vendin e 6-të në sllallomin gjigant të shtunën, ndërsa në garën e sllallomit të së dielës nuk arriti ta përfundojë provën.

Pas përfundimit të etapës së 17-të të Kupës së Botës në Ski (nga 37 etapa gjithsej), skiatorja 19-vjeçare mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme me 402 pikë.

Ajo ka grumbulluar 280 pikë në sllallom, ku renditet e treta, ndërsa në sllallomin gjigant ka 122 pikë.

Po ashtu, Lara Colturi kryeson renditjen e kategorisë “Yjet e së ardhmes”, e shkëputur ndjeshëm nga rivalet, duke konfirmuar perspektivën e saj si një nga emrat më premtues të skive alpine në nivel botëror.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Situata nga reshjet në monitorim, koordinim mes strukturave

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave në Shkodër, theksoi se situata është në…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: Situata nga reshjet në monitorim, koordinim mes strukturave

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave në Shkodër, theksoi se situata është në…