Kumbaro paralajmëron çlirimin e hapësirave publike në mbështetje të programeve jashtë kurrikulës mësimore

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot kantierin e shkollës “Urani Rumbo”, një prej institucioneve arsimore në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot kantierin e shkollës “Urani Rumbo”, një prej institucioneve arsimore në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.

“Disa muaj më parë premtuam që do të mbështesim me financim bashkinë Gjirokastër për rindërtimin dhe rinovimin e projektit të shkollës “Urani Rumbo” dhe sot jemi në kantier. Po ribëhet e gjithë infrastruktura e brendshme dhe garantimi i efiçiencës energjitike që na kursen para dhe na përmirëson parametrat”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi gjatë këtij inspektimi, nevojën e ndërhyrjeve për t’i rikthyer shkollës hapësirat e zëna.

“Mungojnë hapësirat për programet jashtë kurrikulës mësimore dhe terrene sportive. Interesi i fëmijëve dhe prona publike kanë prioritet. Kur prindërit kërkojnë kushte më të mira për fëmijët dhe që hapësirat të vihen në shërbim të shkollës, patjetër që do t’i lirojmë. Është një aksion që ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe s’ka pse Gjirokastra të bëjë përjashtim. Shkollat janë edhe qendra komunitare dhe ne duam të zhvillojmë programe jashtë orarit mësimor, janë po aq në interes të familjeve”, tha ministrja Kumbaro, duke nënvizuar gjithashtu se shkolla në shtator duhet të jetë gati për të hapur dyert për nxënësit, krejtësisht e riparuar.

“Në këtë shkollë që ka më shumë se 300 nxënës, projekt i përbashkët me UNICEF, po kujdesemi që punimet të jenë në harmoni me peizazhin e zonës Historike të Gjirokastrës”, informoi kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Ndërhyrjet në këtë shkollë parashikojnë ndërtimin e një çatie të re, sistem kapot, rikonstruksion dhe infrastrukturë të re, si dhe përmirësim të eficiencës energjetike.

Burimi ATSH

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…