Bashkia e Korçës do të ngrejë fermë model për kultivimin dhe ambalazhimin e mollëve

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për mediet, theksoi se projekti pritet të nisë zbatimin e tij gjatë vitit të ardhshëm dhe vlerësohet si një ndër investimet më të rëndësishme në mbështetje të bujqësisë në këtë zonë.


Një fermë model për kultivimin e mollëve, e pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe një qendër moderne për seleksionimin dhe paketimin e tyre, do të ngrihet në qytetin e Korçës si investim i bashkisë, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe zgjerimin e tregjeve për fermerët.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për mediet, theksoi se projekti pritet të nisë zbatimin e tij gjatë vitit të ardhshëm dhe vlerësohet si një ndër investimet më të rëndësishme në mbështetje të bujqësisë në këtë zonë.

Sipas Filos, molla është një nga produktet bujqësore me potencial të lartë për Korçën, ndaj ky projekt do të krijojë kushtet për trajtimin e saj sipas standardeve bashkëkohore.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm, sepse do të krijojë mundësinë për zhvillimin e tregut të mollës, e cila vlerësohet me potencial të madh për bujqësinë dhe fermerët e Korçës. Përmes seleksionimit dhe paketimit sipas standardeve, fermerëve do t’u krijohet mundësia që produkti të ketë akses edhe në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se ferma model do të shërbejë edhe si pikë reference për fermerët e zonës, duke ofruar praktika të reja kultivimi dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore, ndërsa qendra e seleksionimit dhe paketimit do të garantojë cilësi të qëndrueshme dhe rritje të vlerës së produktit.

Projekti pritet t’i japë një hov të ri zhvillimit të sektorit bujqësor në Korçë, duke forcuar zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të mollës, si dhe duke kontribuar në rritjen e të ardhurave për fermerët e zonës.

Qarku i Korçës është zona kryesore e kultivimit të mollëve në Shqipëri, duke zënë një pjesë shumë të madhe të prodhimit kombëtar. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Korça kontribuon me rreth 63% të totalit të prodhimit të mollëve në vend në grupin e frutave me fara, ku molla përbën pjesën kryesore të këtij segmenti të frutave të pemës.

Kjo traditë e kultivimit të mollëve bazohet në kushtet e favorshme klimatike të zonës, duke e bërë Korçën një lider produktiv në sektorin e frutave në Shqipëri.

Në nivel kombëtar, qarku i Korçës është një nga zonat me sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me pemë molla, deri në rreth 4,000+ hektarë, ku mjaft fermerë kultivojnë varietete të ndryshme të këtij fruti.
Varietetet më të kultivuara përfshijnë derivatet e Red Chief dhe Starking, si dhe Golden Delicious, varietete që zënë një pjesë të madhe të kulturës kombëtare.

Një pjesë e madhe e mollëve të Korçës përdoret për tregun vendas, por gjithnjë e më shumë pjesë e prodhimit shkon drejt tregjeve të huaja, duke rritur potencialin eksportues të sektorit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…