Ndryshojnë çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura janë rritur me 25% për autoveturat, kamionçinat, furgonët dhe kamionët, sipas udhëzimit të ri të miratuar nga Ministria e Financave, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura janë rritur me 25% për autoveturat, kamionçinat, furgonët dhe kamionët, sipas udhëzimit të ri të miratuar nga Ministria e Financave, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ndryshimet parashikohen në udhëzimin e ndryshuar ”Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, i cili rregullon mënyrën e vlerësimit të automjeteve të përdorura për qëllime zhdoganimi.

Çmimet e referencës përdoren në rastet kur automjetet kanë vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve, si “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane, ose kur nuk pranohet vlera e transaksionit.

Sipas udhëzimit të ri, për autoveturat me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë. Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ndërsa për ato nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.

Rritja me 25% është aplikuar edhe për çmimet e referencës për kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë. Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë.

Ndërkohë, për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë. Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, ndërsa për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).