Rama: Paqja Fiskale, kapitull i ri për formalizimin dhe rritjen ekonomike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me Paqen Fiskale nis një kapitull i ri bashkëpunimi, që synon formalizimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike duke përgatitur sipërmarrjen për procesin e integrimit europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me Paqen Fiskale nis një kapitull i ri bashkëpunimi, që synon formalizimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike duke përgatitur sipërmarrjen për procesin e integrimit europian.

Bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, Kreu i Qeverisë zhvilloi sot një takim me komunitetin e biznesit, në një dialog të hapur lidhur me Paketën Fiskale.

Kryeministri kujtoi se Paqja Fiskale është një zotim i fushatës elektorale të Partisë Socialiste e kthyer tashmë në ligj.

“Pavarësisht disa debateve të cilat nuk adresuan dot thelbin e kësaj nisme, ne sot jemi në kushtet ku duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm mund ta zbatojmë këtë nismë. Kjo është një nismë në radhë të parë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo nuk është një shpikje e jona, por Paqja Fiskale ka lindur në Romën e vjetër dhe është një instrument i përdorur në mijëra vjet tanimë.

Paqja fiskale, sipas kreut të qeverisë, është po ashtu një instrument për t’i dhënë mundësi të gjithë sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin, në procese hetimore apo gjyqësore të natyrave të ndryshme të shndërrohen në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë.

“Këto sipërmarrje mund të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale të viteve të shkuara. Ky rishqyrtim i jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim incentivues një tatim shumë më të ulët mbi fitimin se sa tatimi që paguanin rregullisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për çdo pasqyrë të korrigjuar fitimi tatohet vetëm 5%.

Kjo, sipas tij, rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor të gjithë këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë tek puna dhe tek sfidat e veta pa pasur barrën e të metave të së shkuarës.

Rama tha se kjo shkon paralel me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat sipas periudhave dhe vjetërsisë së tyre shkojnë nga fshirja totale, tek pagimi përmes disa kësteve të lehtësuara.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj me mësuesit e arsimit profesional: Aftësoni të rinjtë për sfidat e tregut të punës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me mësues të arsimit profesional në vend, ku u…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj me mësuesit e arsimit profesional: Aftësoni të rinjtë për sfidat e tregut të punës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me mësues të arsimit profesional në vend, ku u…