Imzot Dodaj: Krishtlindja të shërbejë si zgjim i ndërgjegjes

Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ndërsa përcolli mesazh urimi me afrimin e Krishtlindjes, e vuri theksin tek kujdesi që duhet treguar për të rinjtë.


Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ndërsa përcolli mesazh urimi me afrimin e Krishtlindjes, e vuri theksin tek kujdesi që duhet treguar për të rinjtë.

Imzot Dodaj gjatë një interviste televizive, kërkoi që të rinjtë të mos shihen thjesht si numra, por t’u jepet kohë dhe hapësirë, duke filluar edhe nga institucionet shtetërore.

“Jetojmë me shumë ndërtesa, por pa jetë. Sot nuk mjafton të ndërtohen shkolla të reja, po nuk ndërtohen formues të rinj, edukatorë të rinj, sepse kultura e frikës i kthen në indiferencë ata që kanë përgjegjësi të edukojnë. Duke filluar nga institucionet e larta shtetërore, kush i ka përzemër të rinjtë? Të rinjtë shpesh herë janë numra që mund të shërbejnë në një moment të posaçëm, por pastaj në jetën e tyre të përditshme kush u jep kohë të rinjve?”, tha Imzot Arjan Dodaj.

Imzot Dodaj, u ndal edhe te simbolika e Krishtlindjeve, duke nënvizuar se ky është një moment shpirtëror për të gjithë dhe një zgjim i ndërgjegjes.

“Krishtlindja është jo Zoti lart, por Zoti midis nesh. Zoti rilind midis nesh sepse njerëzit rilindin në jetë, e të kuptojnë që ndërsa ecin pa Zotin, fatkeqësisht janë të komatizuar. Rilindja e Krishtit midis nesh, në misterin e Krishtlindjes, është zgjimi i ndërgjegjes së komatizuar. E kush më bukur se një fëmijë i ëmbël, fëmija Jezus, fëmija Zot, me përkëdhelje, me dashuri, pa imponim, mund ta bëjë për secilin prej nesh?”, tha Imzot Dodaj.

Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, ndau njëherësh edhe një mesazh për të gjithë besimtarët, në vigjilje të Krishtlindjeve.

Imzot Dodaj, nënvizoi se vendi ynë duhet ta kapërcejë polarizimin dhe të ketë më shumë mirëqenie shpirtërore, ekonomike dhe sociale për të gjithë.

“Të kapërcejmë një kontekst shumë të polarizuar që po përjeton vendi ynë nga aspekti social, politik… Mesazhi është që në të vërtetë vendi ynë ta kapërcejë këtë polarizim sepse mirëqenien shpirtërore, ekonomike, sociale, ta kenë të gjithë, sepse nuk mund të jetë luks për 1% të shoqërisë shqiptare që ka gjithë të mirat e vendit e të tjerët janë thjesht numra për të cilët kujtohemi një herë në katër vjet”, tha Imzot Dodaj.

Në 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen një prej festave më të rëndësishme të kalendarit kristian.

Burimi ATSH

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.