Spektakël dritash mbi lagjen “Mangalem” në Berat

Në qytetin e një mbi një dritareve në datat 24 dhe 25 dhjetor do të rikthehet “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s Shades), këtë herë nën titullin “Lightwaves” (Dallga e dritave).


Në qytetin e një mbi një dritareve në datat 24 dhe 25 dhjetor do të rikthehet “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s Shades), këtë herë nën titullin “Lightwaves” (Dallga e dritave).

Drejtori i Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Marius Çepele tha sot për ATSH-në se “spektakli i dritave dhe muzikës në Berat
është një event vizual dhe muzikor drejt lagjes historike “Mangalem” në Berat, ku pjesa karakteristike e shtëpive me një mbi një dritare transformohet në një mozaik artistik mbushur me projeksione drite, ngjyra, muzikë dhe atmosferë festive”.

“Më 24 dhjetor, mbrëmjen e Krishtlindjes dhe më 25 do të ketë muzikë dhe performanca të dritave mbi lagjen historike duke krijuar një atmosferë magjike festive për banorët dhe vizitorët që kanë zgjedhur të kalojën festën në qytetin e Beratit”, tha Çepele.

Sipas tij, projeksioni mund të shihet nga çdo kënd dhe nga çdo anë ku mund të shihet lagjja historike e “Mangalemit”.

Berati tashmë është në sezonin festiv të fundvitit me dekorime, drita dhe aktivitete speciale. Dritat festive dhe dekoret kanë krijuar një atmosferë magjike për vizitorët dhe banorët në qendra dhe sheshe publike.

Qyteti i Beratit ruan thesare të shumta me rëndësi historike dhe kulturore. Me arkitekturën unike të vendit, tolerancën fetare dhe ndërtesat e epokës otomane, ky qytet tërheq mijëra vizitorë në çdo stinë të vitit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Forcojmë kapacitetet e bashkive për përballimin e situatave emergjente

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo solli sot në vëmendje projektin e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Forcojmë kapacitetet e bashkive për përballimin e situatave emergjente

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo solli sot në vëmendje projektin e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe,…