Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke e cilësuar këtë hap si një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Shpreh vlerësimin tim të sinqertë për Bahamasin për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, thuhet në mesazhin e Presidentit Begaj.

Bahamas është vendi i 121-të që njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njoftoi gjithashtu se është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Osmani e vlerësoi këtë njohje si një hap të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e Karaibeve, duke theksuar se diplomacia kosovare do të vijojë angazhimin për njohje të reja dhe konsolidimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Gonxhja: Shqipëria, alternativë turistike e sigurt pas anulimeve në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia