Rama: Mbërrin akseleratori i tretë në njësinë e Radioterapisë në Onkologjik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po vazhdon investimin në aparatura me teknologji moderne për kurimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin onkologjik


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po vazhdon investimin në aparatura me teknologji moderne për kurimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin onkologjik.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot se “në njësinë e Radioterapisë në Shërbimin Onkologjik ka mbërritur akseleratori i tretë, për të cilin ka nisur puna për montimin dhe vënien në funksionon brenda pak javësh”.

Sipas Ramës, “kjo aparaturë e fjalës së fundit, jo vetëm redukton ndjeshëm fluksin dhe radhët por realizon edhe trajtimin me precizion te lartë dhe në thellësi të masave tumorale në varësi të diagnozave të përcaktuara nga mjekët onkologë”.

Spitali Onkologjik disponon edhe dy akseleratorë të tjerë linearë, nëpërmjet të cilëve trajtohen me radioterapi pjesa më e madhe e tumoreve solide që kanë nevojë për këtë lloj trajtimi me teknika precize të avancuara, gjerësisht të përdorura në vendet e zhvilluara 3DcRT, IMRT, IGRT dhe VMAT.

Pak ditë më parë, u realizua edhe një tjetër investim në sallat e reja të kimioterapisë në spitalin Onkologjik, që erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe partnerëve.

Sallat e reja të kimioterapisë dhe përmirësimi i kushteve për pacientët që marrin shërbim në pavionet e këtij spitali, janë vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Në buxhetin 2026 për herë të parë është planifikuar rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për pacientët që trajtohen në këtë spital, duke rritur fondin me 1,5 miliardë lekë dhe duke krijuar një mbështetje më të plotë për trajtimin.

Paralelisht, spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo pacient.

Burimi ATSH

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…