Kina 2026: Plan i gjithanshëm ekonomik për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përballimin e sfidave të jashtme

Kina ecën në rrugën e saj me planifikim, organizim, drejtim dhe kontroll, katër funksionet kryesore menaxheriale të mirëpranuara tashmë edhe nga nivelet më të larta të shkencës së drejtimit, administrimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, financiare dhe natyrore, në rang botëror.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Kina ecën në rrugën e saj me planifikim, organizim, drejtim dhe kontroll, katër funksionet kryesore menaxheriale të mirëpranuara tashmë edhe nga nivelet më të larta të shkencës së drejtimit, administrimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, financiare dhe natyrore, në rang botëror.

Konkretisht, para disa ditësh ka përfunduar Konferenca Qendrore Ekonomike për punën e vitit 2026, në të cilën u përcaktuan drejtimet dhe veprimtaritë prioritare. Pra planifikimi. Tashmë me fillimin e vitit 2026 bëhet organizimi i punëve dhe paralelisht edhe drejtimi me anë të lidershipit, që udhëhiqet nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Komuniste të Kinës dhe paralelisht, në të tëra nivelet e punës dhe organizimit ushtrohet edhe funksioni menaxherial i kontrollit, në mënyrë që të bëhet e sigurt se objektivat strategjike dhe ato operacionale si edhe planet për realizimin e tyre, nën udhëheqjen e shtresës manaxheriale kineze (të dalë nga ajo që tashmë njihet edhe si shkolle ekonomike e Kinës), të bëhen realitet.

Në punimet e kësaj konference u vu re qasja e perspektivës së Kinës për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend do ecë me edhe më shumë vrull se më parë, pavarësisht sfidave që sjell mjedisi i jashtëm.


Foto nga Xinhua

Përgjatë punimeve të kësaj konference të mbajtur në Pekin, u përcaktuan nga ana e udhëheqjes së Kinës përparësitë për punën ekonomike përgjatë gjithë ditëve të vitit 2026.

Në Konferencën Qendrore Ekonomike për vitin 2026, Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetar i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, mbajti një fjalim të rëndësishëm, në të cilin ai (1) shqyrtoi punën ekonomike të vendit në vitin 2025, (2) analizoi situatën aktuale ekonomike dhe (3) paraqiti planifikimin e punës ekonomike gjatë vitit të ardhshëm, dhe Li Qiang, kryeministër i Kinës, mbajti fjalimin përmbyllës, në të cilin ai paraqiti edhe kërkesat (1) për zbatimin e frymës së fjalimit të rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping dhe (2) kryerjen e punës ekonomike të vitit të ardhshëm.

Në ditët e punimeve të kësaj konference u theksua se viti 2025-a është një vit vërtet i jashtëzakonshëm dhe u hodhën piketat dhe objektivat kryesore për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vitit 2026, për të cilin janë të tëra pritshmëritë që do të arrihen me sukses.

Pesë vitet e fundit, në tërësi, kanë qenë ndër vitet më të mira për Kinën dhe popullin e saj, që nën drejtimin e PKK dhe Xi Jinping, kanë përballuar në mënyrë efektive dhe efikase të tëra tronditjet dhe sfidat e ndryshme, që kryesisht kanë qenë sfida dhe tronditje me karakter të jashtëm dhe në të njëjtën kohë janë arritur suksese dhe rezultate të jashtëzakonshme shumë të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Duhet theksuar se tashmë Kina është në periudhën e mbylljes me suksese të plotë edhe të Planit të 14-të Pesëvjeçar dhe po bëhen përgatitjet për Planin e 15-të Pesëvjeçar.


Foto nga Xinhua

Në veçanti përgjatë punimeve të konferencës u vu në dukje se të tëra arritjet dhe rezultatet e deritanishme janë bërë të mundura nga mbështetja politike e PKK dhe përvoja e fituar ndër vite. Përgjatë tërë kësaj periudhe nëpërmjet praktikës së punës janë përftuar njohuri dhe përvoja të reja për kryerjen e punës ekonomike në rrethanat e reja të krijuara. Në këtë aspekt, e ardhmja duket se do jetë e orientuar drejt (1) shfrytëzimit në mënyrë të plotë të potencialeve ekonomike të vendit, (2) vijimësisë së mbështetjes me politika të qarta dhe zhvillimore, (3) kryerjes së reformave, (4) mbështetjes së krijueshmërisë, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm në mënyrë të pandalshme me anë të standardeve, (5) thellimit të decentralizimit dhe menaxhimit shkencor, (6) ruajtjes së ritmit të integrimit të pazgjidhshëm të investimeve te njerëzit dhe te asetet e tjera të vendit dhe (7) forcimit të aftësive të brendshme, për t’u përballur me sfidat e jashtme.

Ajo që është më e rëndësishme dhe që ka më shumë vlerë si në aspektin konceptual, teorik e shkencor, ashtu dhe në aspektin praktik të kryerjes së punëve, sidomos kur vjen fjala për çështje drejtimi, administrimi, menaxhimi e lëmi të tjera të kësaj natyre, është fakti se përgjatë punime e të kësaj konference u vu në dukje se zhvillimi ekonomik i Kinës ende përballet me shumë probleme të vjetra dhe edhe me sfida të reja. Ndikimi i ndryshimeve në mjedisin e jashtëm po thellohet (1), kontradikta midis ofertës së fortë dhe kërkesës së dobët është e dukshme (2), në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë qëndrojnë fshehur shumë rreziqe. Ajo që njihet, dihet dhe është e pranuar në mënyrë eksplicite nga shkenca menaxheriale është fakti se problemet nuk zhduken. Në rastin më të mirë ato mund të eliminohen, por jo të zhduken përgjithmonë. Por, problemet mund dhe duhet të frenohen. Në të vërtetë ka disa probleme që në çdo organizatë (kryesisht në organizatat e biznesit), qendrojnë atje, fshehur, diku në pikat e errëta dhe kyçe të çdo subjekti, dhe, shfaqen (1) sapo organizata humbet fillin, (2) sapo punonjësit e saj humbasin sensin fuqisë që ka masa, (3) sapo shtresat menaxheriale fillojnë të humbasin komunikimin dhe aftësitë, njohuritë dhe kompetencat në përcaktimin, e problemeve, marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve të përcaktuara, (4) sapo korrupsioni fillon të gërryejë ngadalë edhe mendjet më të ndritura të çdo biznesi, etj.


Foto nga Xinhua

Nga ana tjetër, ka edhe probleme e situata që kërkojnë zgjidhje të cilat vijnë edhe si rezultat i zhvillimeve dhe transformimit të shpejtë. Këto janë pikërisht ato probleme që mund dhe duhet të zgjidhen me anë të përpjekjeve të përbashkëta dhe me anë të gjithëpërfshirjes. Në këtë aspekt, kushtet mbështetëse dhe prirja bazë për rritjen ekonomike afatgjatë të Kinës mbeten të pandryshuara, ndërsa ajo që kërkohet është forca e besimit të arritja e rezultateve dhe shfrytëzimi i përparësive që ka Kina për të (1) përballuar sfidat dhe (2) konsoliduar e zgjeruar vazhdimisht vrullin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Padyshim që jo vetëm për të siguruar suksesin e punës ekonomike të vitit të ardhshëm, por edhe në vazhdimësi, udhërrëfyes dhe orientues mbetet (1) Mendimi i Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re, (2) zbatimi me përpikëri dhe plotësisht i frymës së Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së dhe e plenumeve pasuese, (3) zbatimi plotësisht dhe me saktësi i filozofisë së re të zhvillimit, (4) përshpejtimi i krijimit të një modeli të ri zhvillimi, (5) vënia në qendër e promovimit të zhvillimit me cilësi të lartë, (6) ndjekja e parimit të përgjithshëm të kërkimit të përparimit, duke ruajtur qëndrueshmërinë, (7) koordinimi më i mirë i punës ekonomike të brendshme me përpjekjet ekonomike e tregtare ndërkombëtare, (8) zbatimi me siguri dhe zhvillimi i politikave makroekonomike edhe më shumë proaktive e efektive, (9) forcimi i aftësive largpamëse dhe vënia e theksit te sinergjia e politikave, (10) zgjerimi në mënyrë të vazhdueshme i kërkesës së brendshme dhe përmirësimi i ofertës cilësore, (11) optimizimi i rritjes graduale, (12) rigjallërimi i aseteve ekzistuese, (13) zhvillimi i forcave të reja prodhuese sipas kushteve vendore, (14) thellimi i formimit të një tregu të unifikuar kombëtar, (15) parandalimi dhe dhënia e zgjidhjeve për rrisqet që shfaqen jo vetëm në fushat kryesore të zhvillimit por edhe në fushat e tjera, (16) fokusimi në stabilizimin e punësimit, ndërmarrjeve, tregjeve dhe pritshmërive, (17) promovimi i përmirësimit efektiv cilësor dhe rritjes së arsyeshme sasiore të ekonomisë, (18) ruajtja e harmonizimit të qëndrueshmërisë shoqërore dhe (19) arritja e një fillimi të mirë për Planin e 15-të Pesëvjeçar.


Foto nga Xinhua

Për vitin e ardhshëm dhe në vazhdimësi, për sa i përket orientimit të politikave, Kina do i përmbahet parimit të kërkimit të përparimit duke (1) duke ruajtur qëndrueshmërinë, (2) përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin, (3) shfrytëzuar efektet e integruara të politikave ekzistuese e të reja, (4) shtuar përpjekjet për rregullime kundërciklike e ndërciklike, (5) rritur efektivitetin e qeverisjes në nivel makro, (6) zbatuar politikë fiskale edhe më proaktive, (7) aplikuar politikë monetare relativisht të lirshme, (8) forcuar qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e orientimit të politikave makroekonomike, etj.

Për sa më lart, në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike u identifikuan edhe detyrat kryesore për punën ekonomike të vitit të ardhshëm.

1. Kërkesa e brendshme, nxitës kryesore. Ndërtim i një tregu të fortë vendas. Veprime të veçanta për rritjen e konsumit. Formulim dhe zbatim i planeve për të rritur të ardhurat e banorëve të zonave urbane dhe rurale. Zgjerimin e ofertës me mallra e shërbime me cilësi të lartë.

2. Zhvillim i nxitur nga inovacioni. Përshpejtim i kultivimit të zgjerimit të nxitësve të rinj të rritjes.

3. Vazhdim i reformave. Forcim i dinamikës së gjallërisë së zhvillimit me cilësi të lartë.

4. Vazhdim i hapjes ndaj botës së jashtme. Promovim i bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta në fusha të shumta.

5. Zhvillim i koordinuar. Promovim i integrimi urban-rural dhe lidhjeve rajonale.

6. Promovim i transformimit të gjelbër gjithëpërfshirës.

7. Dhënia e përparësisë ndaj jetesës së njerëzve. Bërja e përpjekje për të realizuar gjëra më praktike për njerëzit.

8. Ruajtja e arritjeve financiare. Dhënia e zgjidhja të qëndrueshme dhe në mënyrë aktive ndaj problemeve dhe menaxhimi shkencor i rrisqeve në fushat kryesore.

Në punimet e kësaj konference u theksua nevoja për të përafruar në mënyrë të vetëdijshme mendimet dhe veprimet me vlerësimin shkencor të situatës nga ana e Komitetit Qendror të PKK-së, për të kuptuar prirjen e përgjithshme të zhvillimit të Kinës dhe për të forcuar besimin në zhvillimin e ardhshëm dhe u vu në dukje në mënyrë eksplicite edhe rëndësia e zbatimit të plotë të kërkesave të përgjithshme dhe orientimit politik për punën ekonomike të vitit të ardhshëm.

Foto nga Xinhua

Kjo duke (1) iu përmbajtur një qasjeje proaktive e pragmatike të orientuar drejt qëllimeve, (2) u përqendruar në zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve ekzistuese, (3) arritjen e përparimeve më të mëdha në përmirësimin efektiv të cilësisë dhe rritjen e ndjenjës së fitimit për banorët e bizneset, (4) forcimin e efektit sinergjik të reformës dhe politikave për të promovuar qëndrueshmërinë e performancës pozitive ekonomike dhe të pritshmërive të tregut, etj.

Konferenca përcaktoi se për vitin 2026, brenda kontekstit të përgjithshëm, fokusi duhet vënë në (1) forcimin e qarkullimit të brendshëm ekonomik, (2) zgjerimin e hapësirës së re për rritjen e kërkesës së brendshme, (3) promovimin e integrimit të thellë të inovacionit teknologjik e industrial për të zhvilluar lloje të reja të forcave prodhuese, (4) thellimin me vendosmëri të Reformës dhe Hapjes për të stimuluar forcën lëvizëse dhe gjallërinë e zhvillimit me cilësi të lartë, (5) shtimin e përpjekjeve për të garantuar e përmirësuar jetesën e njerëzve dhe për të rritur vazhdimisht mirëqenien e tyre si edhe (6) trajtimi me kujdes i rreziqeve në fushat kryesore për të mbrojtur vijën fundore të sigurisë.

Padyshim që e sotmja dhe e ardhmja e Kinës janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me rolin e Partisë Komuniste të Kinës, kështu që Konferenca Qendrore Ekonomike e Punës për vitin 2026 i bëri thirrje shoqërisë kineze që të bashkohen më ngushtë rreth Komitetit Qendror të Partisë me Xi Jinping-un në krye, për të punuar së bashku me një zemër e një mendje, për të ecur përpara me vendosmëri, për t’u përpjekur që të arrihen objektivat dhe detyrat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vitit të ardhshëm dhe të sigurohet një fillim i mbarë për Planin e 15-të Pesëvjeçar.

Burimi CGTN

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.