Kinë, Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike bën planifikimin për vitin 2026

Konferenca vjetore Qendrore e Punës Ekonomike u mbajt në Pekin nga e mërkura deri të enjten, gjatë së cilës udhëheqësit kinezë vendosën përparësitë për punën ekonomike në vitin 2026.


Konferenca vjetore Qendrore e Punës Ekonomike u mbajt në Pekin nga e mërkura deri të enjten, gjatë së cilës udhëheqësit kinezë vendosën përparësitë për punën ekonomike në vitin 2026.

Xi Jinping-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetar i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim të rëndësishëm në këtë konferencë. Ndërsa kryeministri kinez Li Qiang mbajti fjalimin përmbyllës, duke përshkruar kërkesat për zbatimin e frymës së fjalimit të rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping dhe për kryerjen e punës ekonomike të vitit të ardhshëm.

Në fjalimin e tij, Xi shqyrtoi punën ekonomike të vendit në vitin 2025, analizoi situatën aktuale ekonomike dhe paraqiti planifikimin e punës ekonomike gjatë vitit të ardhshëm.

Në takim u vu në dukje se 2025-a është një vit vërtet i jashtëzakonshëm dhe objektivat kryesore për zhvillimin ekonomik e shoqëror do të arrihen me sukses. Gjatë pesë viteve të fundit, janë përballuar në mënyrë efektive tronditjet e sfidat e ndryshme dhe janë promovuar arritjet e reja dhe të rëndësishme në kauzën e Partisë dhe të vendit. Plani i 14-të Pesëvjeçar është gati të përfundojë me sukses dhe është bërë një fillim i mirë për udhëtimin e ri drejt Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë.

Mbledhja arriti në përfundimin që, nëpërmjet praktikës, janë përftuar njohuri dhe përvoja të reja për kryerjen e punës ekonomike në rrethanat e reja: duhet të shfrytëzohet plotësisht potenciali i ekonomisë, të vijojë si mbështetja me politika, ashtu edhe reforma e inovacioni, të bëhet si “decentralizimi”, ashtu edhe “menaxhimi i mirë”, të ruhet integrimi i ngushtë i investimeve si në gjëra, ashtu te njerëzit, si edhe duhet të forcohet aftësia e brendshme për t’u përballur me sfidat e jashtme.

Sipas takimit, zhvillimi ekonomik i Kinës ende përballet me shumë probleme të vjetra dhe sfida të reja, ndikimi i ndryshimeve në mjedisin e jashtëm po thellohet, kontradikta midis ofertës së fortë dhe kërkesës së dobët është e dukshme dhe ka shumë rreziqe të fshehura në fusha kyçe. Shumica e këtyre janë probleme që rrjedhin nga zhvillimi e transformimi dhe mund të zgjidhen nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta. Kushtet mbështetëse dhe prirja bazë për rritjen ekonomike afatgjatë të Kinës mbeten të pandryshuara. Duhet të forcohet besimi, të shfrytëzohen mirë epërsitë e Kinës dhe të përballohen sfidat, për të konsoliduar e zgjeruar vazhdimisht vrullin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Në takim u theksua se, për të siguruar suksesin e punës ekonomike të vitit të ardhshëm, duhet të merret si udhërrëfyes Mendimi i Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re, të zbatohet plotësisht fryma e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së dhe e plenumeve pasuese, të zbatohet plotësisht dhe me saktësi filozofia e re e zhvillimit, të përshpejtohet krijimi i një modeli të ri zhvillimi, të vihet në qendër promovimi i zhvillimit me cilësi të lartë, të ndiqet parimi i përgjithshëm i kërkimit të përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë, të koordinohet më mirë puna ekonomike e brendshme me përpjekjet ekonomike e tregtare ndërkombëtare, si edhe zhvillimi me sigurinë, të zbatohen politika makroekonomike më proaktive e efektive, të forcohet largpamësia, rëndësia dhe sinergjia e politikave, të zgjerohet vazhdimisht kërkesa e brendshme dhe të përmirësohet oferta, të optimizohet rritja graduale dhe të rigjallërohen asetet ekzistuese, të zhvillohen forca të reja prodhuese sipas kushteve vendore, të thellohet formimi i një tregu të unifikuar kombëtar, të parandalohen dhe zgjidhen vazhdimisht rreziqet në fushat kryesore, të vihet në fokus stabilizimi i punësimit, ndërmarrjeve, tregjeve dhe pritshmërive, të promovohet përmirësimi efektiv cilësor dhe rritja e arsyeshme sasiore e ekonomisë, të ruhet harmonia e qëndrueshmëria shoqërore dhe të arrihet një fillim i mirë për Planin e 15-të Pesëvjeçar.

Puna ekonomike e vitit të ardhshëm, për sa i përket orientimit të politikave, duhet t’i përmbahet parimit të kërkimit të përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë, duke përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin, duke shfrytëzuar efektet e integruara të politikave ekzistuese e të reja, duke shtuar përpjekjet për rregullime kundërciklike e ndërciklike dhe duke rritur efektivitetin e qeverisjes makroekonomike. Duhet të vazhdojë të zbatohet një politikë fiskale më proaktive e një politikë monetare relativisht e lirshme, si edhe të forcohet qëndrueshmëria dhe efektiviteti i orientimit të politikave makroekonomike.

Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike identifikoi gjithashtu detyrat kryesore të mëposhtme për punën ekonomike të vitit të ardhshëm. Së pari, kërkesa e brendshme duhet të vijojë të jetë nxitësi kryesor dhe të ndërtohet një treg i fortë vendas. Kjo përfshin zbatimin e mëtejshëm të veprimeve të veçanta për të rritur konsumin dhe formulimin e zbatimin e planeve për të rritur të ardhurat e banorëve urbanë dhe ruralë, si edhe zgjerimin e ofertës me mallra e shërbime me cilësi të lartë. Së dyti, të vijojë zhvillimi i nxitur nga inovacioni dhe të përshpejtohet kultivimi e zgjerimi i nxitësve të rinj të rritjes. Së treti, të vazhdojë reforma dhe të forcohet dinamika e gjallëria e zhvillimit me cilësi të lartë. Së katërti, të vijojë hapja ndaj botës së jashtme dhe të promovohet bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta në fusha të shumta. Së pesti, të vijojë zhvillimi i koordinuar dhe të promovohet integrimi urban-rural dhe lidhjet rajonale. Së gjashti, të vijojë promovimi i transformimit të gjelbër gjithëpërfshirës nën drejtimin e objektivave të “karbonit të dyfishtë”. Së shtati, t’i jepet përparësi jetesës së njerëzve dhe të bëhen përpjekje për të realizuar gjëra më praktike për njerëzit. Së teti, të vijojë ruajtja e arritjeve financiare dhe të zgjidhen në mënyrë aktive e të qëndrueshme rreziqet në fushat kryesore.

Në mbledhje u theksua nevoja për të përafruar në mënyrë të vetëdijshme mendimet dhe veprimet me vlerësimin shkencor të situatës nga Komiteti Qendror i PKK-së, për të kuptuar prirjen e përgjithshme të zhvillimit të Kinës dhe për të forcuar besimin në zhvillimin e ardhshëm. U vu në dukje gjithashtu rëndësia e zbatimit të plotë të kërkesave të përgjithshme dhe orientimit politik për punën ekonomike të vitit të ardhshëm, duke iu përmbajtur një qasjeje proaktive e pragmatike të orientuar drejt qëllimeve, duke u përqendruar në zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve ekzistuese, arritjen e përparimeve më të mëdha në përmirësimin efektiv të cilësisë dhe rritjen e ndjenjës së fitimit për banorët e bizneset, forcimin e efektit sinergjik të reformës dhe politikave për të promovuar qëndrueshmërinë e performancës pozitive ekonomike dhe të pritshmërive të tregut. Mbledhja theksoi gjithashtu që duhet të kuptohet se cilat janë fushat kryesore në fokus të punës ekonomike gjatë vitit të ardhshëm brenda kontekstit të përgjithshëm, si forcimi i qarkullimit të brendshëm ekonomik dhe zgjerimi i hapësirës së re për rritjen e kërkesës së brendshme, promovimi i integrimit të thellë të inovacionit teknologjik e industrial për të zhvilluar lloje të reja të forcave prodhuese, thellimi me vendosmëri i Reformës dhe Hapjes për të stimuluar forcën lëvizëse dhe gjallërinë e zhvillimit me cilësi të lartë, shtimi i përpjekjeve për të garantuar e përmirësuar jetesën e njerëzve dhe për të rritur vazhdimisht mirëqenien e tyre, si edhe trajtimi me kujdes i rreziqeve në fushat kryesore për të mbrojtur vijën fundore të sigurisë.

Në mbledhje iu bë thirrje të gjithë Partisë dhe shoqërisë që të bashkohen më ngushtë rreth Komitetit Qendror të Partisë me Xi Jinping-un në krye, të punojnë së bashku me një zemër e një mendje, të ecin përpara me vendosmëri, të përpiqen të arrijnë objektivat dhe detyrat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vitit të ardhshëm dhe të sigurojnë një fillim të mbarë për Planin e 15-të Pesëvjeçar.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Koçiu: Zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot në një interpelancë në Kuvend se, ka zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: Zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot në një interpelancë në Kuvend se, ka zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve…