Salianji takim me demokratë në Durrës: PD duhet të hapet dhe të ripërtërihet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi sot foltoren e tij me demokratët në Durrës. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi sot foltoren e tij me demokratët në Durrës. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.

Salianji u ndal edhe tek analiza e humbjes së zgjedhjeve, ku sipas tij një shkak ishte edhe “paaftësia e opozitës”.

“Do të na urrejë çdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi në kohë shqetësimit të tyre. Është e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk zhvillojnë zgjedhje të drejta. I kanë goditur zgjedhjet, i kanë zhvlerësuar. I kanë rrethuar votuesit. Ata kanë patronazhim kapilar të çdo qendre votimi dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme, të shthurur, pa mision dhe pa kontratë me njerëzit. Zgjedhjet janë si një luftë mes ndërvarësisë për bukën e gojës dhe shtrëngimit me vendin e punës apo sipërmarrjen. Por të dashur miq duhet ta themi hapur dhe me sinqeriteti. Një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare në vend, për të qenë bindëse, për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme janë një sinjal i fortë që duhet ta lexojë gjithsecilin prej nesh”, tha Salianji.

Salianji theksoi se në Vlorë opozita nuk nxori “më shumë se 2500 votues”.

“Kjo më bëri të reflektoj dhe kuptoj që ne duhet t’i dëgjojmë demokratët për arsyet se pse demokratët nuk dalin të votojnë. Pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim?”, tha ai.

Salianji shtoi se “ministra, kryebashkiakë e zyrtarë përballen çdo ditë me drejtësinë, por nuk i lëshojnë postet. PD përsëri nuk po rritet. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është. Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është”.

Sipas tij, PD nuk është vetëm një parti politike.

“PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki. Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë”, tha Salianji.

Salianji, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike tha se selia blu duhet t’i dëgjojë demokratët, përkundrazi mosdëgjimi i tyre është “një gabim i rëndë”.

Ai theksoi se PD-ja “duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet, besojë te brezi i ri, të kombinojë përvojën me freskinë dhe padiskutim të fitojë”.

Në takim ishin të pranishëm edhe eksponentë të tjerë të PD-së, përfshirë anëtarin e këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, si dhe ish-kandidatin për deputet Aulon Kalaja.

Alimehmeti tha se ky takim është një frymë për të përmirësuar partinë, për të diskutuar dhe për të përballur mendimet me votuesit.

“Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj ideje, personi, votues, simpatizant brenda apo jashtë Shqipërisë që t’i rrahim bashkë këto ide. Duhet të flasim me votuesit, votuesi flet me emër, me shpirt, me zemër, e kanë të vështirë dhe ata. Duhet të kuptojmë se këtu nuk kemi vetëm korrupsion financiar, por edhe korrupsion moral, s’mund të transmetohet tek ne. Ne moralin e kemi të parin dhe me këtë moral hajde të bashkojmë idetë tona, nuk ka mendime të gabuara, të gjitha duhet t’i dëgjojmë. PD është parti e lirë, t’i dëgjojmë dhe t’i rrahim këto mendime”, tha Alimehmeti.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

BSH i hap rrugë licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

BSH i hap rrugë licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të…