Fëmijët me aftësi të kufizuara në qendër të vëmendjes së Ambasadës saudite në Tiranë

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi sot në Tiranë një aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.


Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi sot në Tiranë një aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ky event i gjerë mblodhi rreth 250 fëmijë me aftësi të kufizuara nga disa qytete të vendit, përfaqësues të qeverisë shqiptare, trupit diplomatik dhe organizatave partnere.

Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë solidariteti dhe një mesazh i fortë humanizmi, duke vënë në qendër dinjitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Aktiviteti përfshiu performanca muzikore nga fëmijët me aftësi të kufizuara, videoprezantime sensibilizuese dhe një sërë aktivitetesh rekreative të hapura, si bowling, bilardo, lojëra fizike dhe elektronike, si edhe momente të gëzueshme karaoke.

Fëmijëve pjesëmarrës iu shpërndanë gjithashtu dhurata simbolike, si një shenjë falënderimi dhe inkurajimi.

Në fjalimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Gazi Hifzi, theksoi se Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një moment reflektimi i thellë mbi vlerat universale të barazisë dhe dinjitetit.

Ai u shpreh se “mbështetja e personave me aftësi të kufizuara nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një përgjegjësi morale dhe qytetëruese që pasqyron nivelin e vetëdijes së kombeve”.

Ambasadori nënvizoi se Mbretëria e Arabisë Saudite, në kuadër të Vizionit 2030, ka ndërmarrë reforma të gjera me synim fuqizimin e kësaj kategorie përmes programeve kombëtare të avancuara, legjislacionit modern dhe investimeve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rehabilituese dhe teknologji ndihmëse.

“Vizioni 2030 e vendos njeriun, pa përjashtim, në qendër të zhvillimit. Objektivi ynë është të garantojmë një jetë të denjë dhe mundësi të plota për pjesëmarrje aktive në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”, u shpreh ai.

Në vijim, ambasadori vuri theksin te vlerat e përbashkëta mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

“Kjo ceremoni nuk është thjesht një aktivitet festiv; ajo është një mesazh i qartë se shoqëritë e forta janë ato që përqafojnë çdo individ. Sot ne qëndrojmë së bashku, sauditë dhe shqiptarë, për të thënë se humanizmi është një gjuhë e vetme. Falënderoj institucionet shqiptare për bashkëpunimin e vazhdueshëm, partnerët që mbështetën iniciativën dhe veçanërisht, familjet dhe fëmijët pjesëmarrës prej të cilëve marrim frymëzim, forcë dhe vendosmëri”, theksoi ambasadori Faisal Gazi Hifzi.

Duke folur në emër të qeverisë shqiptare, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko, përgëzoi Ambasadën e Arabisë Saudite për organizimin dhe theksoi se mbështetja për personat me aftësi të kufizuara mbetet prioritet qendror i politikave sociale të Shqipërisë.

Ajo vuri në dukje zgjerimin e shërbimeve komunitare përmes Fondit Social, programet e ndërhyrjes së hershme për fëmijët 0–2 vjeç, rritjen e numrit të mësuesve ndihmës, përmirësimin e qendrave të zhvillimit dhe forcimin e integrimit të shërbimeve shëndetësore e sociale në 103 qendrat socio–shëndetësore në vend.

Të dyja palët theksuan se progresi i një shoqërie matet nga mënyra se si trajton anëtarët e saj më vulnerabël.

Aktiviteti i sotëm shërbeu si një dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe në angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më humane dhe më të barabartë për të gjithë.

Marrë nga ATSH

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…