Kaçi: Edukimi financiar dhe digjitalizimi, çelësi për rritjen e aksesit në financë në rajon

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor.


Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor.

Ky aktivitet, i cili shërbeu si një platformë rajonale dialogu, mblodhi përfaqësues të komunitetit të biznesit, drejtues të institucioneve financiare, dhe rregullatorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi mundësitë për investime dhe zhvillim ekonomik.

Kjo konferencë e parë e këtij formati, u përshëndet nga përfaqësuesi i Komisionit Europian, i cili theksoi mbështetjen e KE për nxitjen e investimeve, forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e integrimit europian të rajonit.

Në panelin “Qasja në financa dhe mundësitë për investime”, të moderuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, krahas Kaçit morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve financiare dhe bankave qendrore të rajonit, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Kaçi paraqiti zhvillimet e tregjeve financiare jobankare në Shqipëri, përfshirë sfidat dhe nismat e AMF-së për lehtësimin e aksesit në financë, zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, si dhe orientimin e bizneseve drejt tregut të kapitaleve si mundësi alternative financimi.

Ajo vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e edukimit financiar – veçanërisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – si dhe atë të digjitalizimit, si prioritete dhe mekanizma kyçe për rritjen e aksesit në financa.

Më tej, Kaçi theksoi se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për zhvillimin dhe integrimin e tregjeve të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësimi në Forumin Ekonomik të mbajtur në Brezovicë, dëshmon angazhimin e AMF-së për të thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal, si pjesë e përpjekjeve institucionale për zgjerimin dhe modernizimin e tregjeve financiare jo bankare si dhe rritjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së tyre.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…