Hoxha: Forcojmë mbikëqyrjen e brendshme në të gjithë zinxhirin e ekzekutimit të vendimeve penale

Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtua sot projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.


Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtua sot projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, në prezantimin e këtij projektligji, u shpreh se kjo nismë ligjore është e rëndësishme për sistemin peniteciar dhe besimin e qytetarëve te shteti i së drejtës.

Sipas Hoxhës, projektligji synon të forcojë mbikëqyrjen e brendshme në të gjithë zinxhirin e ekzekutimit të vendimeve penale, duke filluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Policia e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, për të rritur transparencën dhe respektuar liritë dhe të drejta themelore të individëve.

“Agjencia ushtron veprimtari inspektuese, informative, gjurmuese, dhe hetimore, administron ankesa, kryen analiza rreziku dhe jep rekomandime sistematike, bashkëpunon me organet e zbatimit të ligjit dhe respekton parimet e ligjshmërisë, proporcionaliteti, konfidencialitetit dhe llogaridhënies”, tha Hoxha.

Zëvendësministrja e Drejtësisë shtoi se projektligji synon “krijimin e një agjencie të specializuar për mbikëqyrjen e gjithë sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale me mandat të qartë ligjor; zgjerimin e qartë të fushës së mbikëqyrjes; përfshirjen e të burgosurve dhe personave nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës si subjekte të mbrojtura dhe të verifikueshme; mandat të plotë inspektues dhe hetimor; si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve”.

“Në praktikë kjo nismë synon që të standardizojë dhe përshpejtojë trajtimin e ankesave, të ulë hapësirat për abuzim e korrupsion, të forcojë sigurinë dhe etikën e shërbimit penitenciar, si dhe përmirësojë rehabilitimin përmes mbikëqyrjes së përqendruar tek rreziku dhe evidenca”, pohoi Hoxha.

Sipas Hoxhës, “agjencia do të jetë ura që do të lidhë disiplinën e brendshme me pritshmërinë e qytetarëve, për respekt të dinjitetit njerëzor dhe rendit publik”.

“Ky është një hap i domosdoshëm për një sistem ekzekutimi të dënimeve penale, më të drejtë, më transparent dhe më të besueshëm, ndaj ju ftoj që ta mbështesim këtë projektligj në mënyrë që t’i japim vendit një mekanizëm modern mbikëqyrjeje në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, tha Hoxha.

Deputeti Bledi Çomo, në cilësinë e relatorit, tha se kjo nismë synon forcimin e kontrollit, rritjen e transparencës dhe garantimin e respektimit të të drejtave themelore të individëve.

“Synimi kryesor është modernizimi i shërbimit, fuqizimi i rolit të tij dhe sjellja me standardet e BE-së dhe SHBA. Nevoja për një ligj të ri vjen pas një sërë problematikash të konstatuara në ligjin aktual, ndër të cilat mungesë e mbikëqyrjes mbi institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, trajtim jo i duhur i ankesave, vakum ligjor, etj. Ligji aktual nuk është harmonizuar me ndryshimet ligjore të fundit, sidomos me Kodin Penal për të mitur”, tha Çomo.

Nga ana e tij, deputeti i PD, Ivi Kaso ngriti disa pyetje lidhur me këtë projektligj, nga nevoja për konsultim publik, te kostot financiare që parashikohen për këtë nismë, dhe kompetencat e agjencisë që janë të natyrës hetimore dhe gjurmuese, që i mbivendosen sipas Kasos atributeve të Policisë Gjyqësore.

“Konsultimi publik është bërë së brendshmi me gjithë organet e ekzekutivit dhe legjislativit, me Prokurorin e Përgjithshëm është konsultuar në rrugë shkresore dhe të gjithë sugjerimet janë marrë parasysh dhe janë reflektuar. Ky projektligji ka qenë pjesë e paketës së vitit 2020 për sistemin peniteciar, dhe është brenda tavaneve buxhetore”, tha Abi Gjilani, përgjegjës sektori në Ministrinë e Drejtësisë.

Deputetët e pranishëm dhe kryetari i Komisionit paraqitën një sërë sugjerimesh për disa nga nenet e projektligjit.

Projektligji u miratua më shumicë votash.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kaçi: Edukimi financiar dhe digjitalizimi, çelësi për rritjen e aksesit në financë në rajon

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kaçi: Edukimi financiar dhe digjitalizimi, çelësi për rritjen e aksesit në financë në rajon

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, organizuar…