Ripyllëzim në liqenin e Dushkut në Gramsh, dëmtuar nga zjarret

Të pranishëm në këtë aksion të bashkisë Gramsh, për të ripërtërirë sipërfaqet e gjerbëruara ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi.


Kurorës së gjelbër të Gramshit në liqenin e Dushkut i janë shtuar sot pemë të reja me ripyllëzimin e zonës së dëmtuar ndër vite, ku janë angazhuar krahas ekipeve nga institucionet e linjës edhe ato të Forcave të Armatosura.

Të pranishëm në këtë aksion të bashkisë Gramsh, për të ripërtërirë sipërfaqet e gjerbëruara ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi.

Vengu tha se kësaj nisme sot i janë bashkuar edhe trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

“Jemi bashkë jo vetëm për të parandaluar, përballuar vështirësi të ndryshme, por dhe për të ripërtërirë sipërfaqet pyjore. Gramshi është një nga zonat më të prekura nga zjarret dhe ne i kemi vënë objektiv vetes të ndihmojmë bashki të prekur nga zjarret sa i takon ripyllëzimit dhe rivitalizimit të burimeve natyrore”, u shpreh Vengu.

Ai shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të cilët iu bashkuan nismës së bashkisë për të kontribuar në zgjerimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të qytetit.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Gramsh, Ajazi falënderoi për angazhimin e ndërmarrë nga ministri i Mbrojtjes që në momentin e parë kur kjo zonë u prek nga zjarri dhe sot për rivitalizimin e zonës me pyje të reja.

Aksioni i sotëm synon jo vetëm mbjelljen e pemëve të reja, por edhe sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë e gjelbërimit, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e qyteteve të qëndrueshme.

Liqeni i Dushkut, një nga perlat e kurorës së gjelbër të Gramshit, po bëhet gradualisht një qendër e gjelbër dhe rekreative për banorët, duke ofruar hapësira natyrore për pushim dhe aktivitete familjare.

Bashkia e Gramshit dhe Ministria e Mbrojtjes bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në nisma të tilla, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ripërtërirë natyrën dhe për të promovuar një kulturë të gjelbër në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…