Komisioni i posaçëm i Reformës Territoriale, PS-PD shprehin vullnetin për bashkëpunim

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot mbledhjen e dytë me rend dite detaje organizative të komisionit, caktimi i sekretarit të komisionit, shqyrtimi i projekt kalendarit të punës së komisionit dhe caktimi e numrit të ekspertëve pranë komisionit.


Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot mbledhjen e dytë me rend dite detaje organizative të komisionit, caktimi i sekretarit të komisionit, shqyrtimi i projekt kalendarit të punës së komisionit dhe caktimi e numrit të ekspertëve pranë komisionit.

Kjo është mbledhja e dytë, pasi mbledhja e parë e zhvilluar rreth një muaj më parë u bojkotua nga deputetët e Partisë Demokratike.

Në nisje të mbledhjes bashkëkryetari i Komisionit nga Partia Socialiste, Arbjan Mazniku u shpreh se, “nga të gjithë palët janë dhënë mjaftueshëm mesazhe për gatishmërinë që të punojmë bashkërisht, të komunikojmë me njerëzit, të komunikojmë me qytetarët, të komunikojmë me kryetarët e bashkive, me anëtarët e këshillit bashkiakë, me të zgjedhurit në nivel qarqesh gjithashtu, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për t’i ofruar një strukturë qeverisje vendore efektive dhe të dobishme qytetarëve”.

Ndërsa bashkëkryetari nga PD i Komisionit, Luçiano Boçi u shpreh se, “ne kemi vullnetin e plotë dhe dëshirën për të vijuar për një reformë, që është reformë mbi reformë. Dhe për të pasur rezultate konkrete në raport me atë që sot e kërkon qytetari dhe e kërkojnë dhe vetë bashkitë dhe vetë pushteti vendor, për shkak edhe të situatës në të cilën ai gjendet”.

Boçi gjithashtu shtoi se nevoja për këtë reformë vjen nga “dështimi spektakolar i reformës së vitit 2015”.

Pas diskutimeve u vendos që pika për caktimi i sekretarit të komisionit të kalojë në seancën e radhës.

Ndërsa për shqyrtimin e draftkalendarit, Mazniku u shpreh se, në thelb komisioni do të duhet të dalë me 3 dokumente që prekin tre ligje të rëndësishme.

Ai theksoi se nga puna e komisionit preken ligji që cakton funksionimin e pushtetit vendor, ligji për financimin e pushtetit vendor dhe ligji për ndarjen territoriale.

Mazniku shtoi se, “sipas praktikave, një vit përpara zgjedhjeve nuk është e udhës që të ketë ndryshime në territor, do të thotë që ne kemi afat që është qershor-korriku i vitit që vjen për të miratuar ndryshimin e hartës së territorit”.

Ndërsa, shtoi ai, “për kompetencat dhe financat kemi pak më shumë kohë sepse këto do të hyjnë në fuqi pas 2027-ës”.

Mazniku theksoi se, “stacioni i dytë i madh është më muajin mars 2026, në të cilin duhet të synojmë të prodhojmë dokumentin e bardhë (white paper), një dokument i cili ka të shkarkuar tashmë të qarta zgjidhjet e propozuara nga Komisioni”.

“Maji 2026-ës është stacioni i tretë, me përgatitjen nga an e komisionit të paketave ligjore në mënyrë që të kalojmë në procesin legjislativ më pas të miratimit të këtyre paketave në proceset respektive parlamentare”, tha Mazniku.

Mazniku gjithashtu propozoi që të krijohet nga an teknike që grupi i ekspertëve të jetë me 2 nivele. 1 nivel me 10 ekspertë të nivelit të lartë, i cili shërben si grup analize dhe janë njerëz me eksperiencë të gjatë pune dhe ekspertizë më të gjatë në lidhje me pushtetin vendor.

Dhe një grup i dytë me 18 anëtarë, i cili ndahet në 3 nëngrupe. Grupi i territorit dhe qeverisjes, grupi i dytë që merret me funksionet, shërbimet dhe kompetencat dhe grupi i tretë që merret me financat vendore”.

/Marrë nga ATSH

Shqipëria drejt një sistemi modern të mbrojtjes së fëmijëve, prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shqipëria drejt një sistemi modern të mbrojtjes së fëmijëve, prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat…