Memeti: Shqipëria po forcon stabilitetin fiskal, tërheqëse për investime

Zëvendësministri i Financave, Andi Memeti, mori pjesë në Global Banking Market Forum 2024, i cili u zhvillua në Stamboll dhe mblodhi përfaqësues të sektorit financiar, institucione ndërkombëtare dhe investitorë globalë.


Zëvendësministri i Financave, Andi Memeti, mori pjesë në Global Banking Market Forum 2024, i cili u zhvillua në Stamboll dhe mblodhi përfaqësues të sektorit financiar, institucione ndërkombëtare dhe investitorë globalë.

Gjatë panelit të dedikuar perspektivës së zhvillimit të Shqipërisë, Memeti theksoi se vendi po ecën me vendosmëri drejt vendosjes së një balance të qëndrueshme midis stabilitetit fiskal dhe tërheqjes së investimeve të qëndrueshme, si rezultat i reformave të ndërmarra nga qeveria.

Memeti u shpreh se politikat fiskale të kujdesshme po krijojnë një klimë të favorshme për sipërmarrjen, ndërsa reformat strukturore po nxisin rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë.

Zëvendësministri i Financave vuri në dukje se Shqipëria është e angazhuar të avancojë me hapa të sigurt drejt integrimit në tregjet më të mëdha të kapitalit të Europës Qendrore, Lindore dhe Azisë Qendrore, me synimin për ta pozicionuar vendin si një destinacion të hapur, të qëndrueshëm dhe tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha pret anëtarin e Bundestagut: Gjermania mbështetje për integrimin evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim në ministri anëtarin e Bundestag, Peter…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret anëtarin e Bundestagut: Gjermania mbështetje për integrimin evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim në ministri anëtarin e Bundestag, Peter…