Malaj: 84 miliardë lekë në 2026 për fuqizimin e grave dhe vajzave

Ministri i Financave, Petrit Malaj, kujtoi sot mbështetjen buxhetore për fuqizimin e grave dhe vajzave, me rastin e International Women’s Day.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, kujtoi sot mbështetjen buxhetore për fuqizimin e grave dhe vajzave, me rastin e International Women’s Day.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj theksoi se në buxhetin e vitit 2026 janë dedikuar 84 miliardë lekë për buxhetimin gjinor, si një hap i rëndësishëm për rritjen e mundësive dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat në vend.

“Për forcën, guximin dhe inspirimin që gratë sjellin çdo ditë në familje, në punë dhe në shoqëri. 84 miliardë lekë janë dedikuar për buxhetimin gjinor në vitin 2026 — një hap i rëndësishëm për më shumë mundësi, mbështetje dhe barazi për gratë dhe vajzat në vendin tonë”, shkroi Malaj.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjitha gratë.

“Së bashku të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme ku çdo grua ka mundësi të barabarta për të ëndërruar, për të krijuar dhe për të arritur më shumë. Gëzuar 8 Marsin!”, përfundon mesazhi i ministrit.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian,…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian,…