Hoxha pret anëtarin e Bundestagut: Gjermania mbështetje për integrimin evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim në ministri anëtarin e Bundestag, Peter Beyer


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim në ministri anëtarin e Bundestag, Peter Beyer, me të cilin diskutoi mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët, me fokus të veçantë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në European Union.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hoxha theksoi se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi progresin e arritur deri më tani në rrugën e integrimit evropian, si dhe mbi rëndësinë e vijimit me vendosmëri të reformave kyçe.

Sipas tij, në bisedë u nënvizua gjithashtu angazhimi i përbashkët për të çuar përpara agjendën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët.

Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e Bundestagut gjerman në këtë proces.

Takimi u vlerësua si një mundësi për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, në funksion të avancimit të reformave dhe përparimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Burimi ATSH

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.