Kumbaro në Universitetin Teknologjik në Francë: Programe të përbashkëta studimi dhe kampus francez në Tiranë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë zyrtare në kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiègne (UTC), ku u prit nga presidentja e këtij universiteti, prof. Claire Rossi


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë zyrtare në kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiègne (UTC), ku u prit nga presidentja e këtij universiteti, prof. Claire Rossi. Vizita vjen në kuadër të marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe teknologjik mes dy vendeve.

Ministrja Kumbaro vlerësoi partneritetin strategjik mes UTC dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, ku përveç programeve master, tashmë janë hapur programet e reja të studimit Bachelor me diplomë të dyfishe në Inxhinieri Kompjuterike dhe Elektronikë, duke ofruar standarde evropiane për studentët shqiptarë dhe të huaj që studiojnë në Shqipëri.

Kumbaro theksoi se bashkëpunimi me UTC, një prej universiteteve më prestigjioze të Francës, është një kontribut thelbësor për ndërtimin e ekosistemit të inovacionit në vend, duke përfshirë edhe projektin e ri të Liceut Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit në Korçë, një tjetër projekt i rëndësishëm që nis falë mbështetjes franceze.

“Falë marrëveshjes mes dy qeverive dhe punës së përbashkët të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, Ambasadës Franceze, UPT dhe UTC, tashmë në Shqipëri është krijuar Kampusi përbashkët me selinë e Universitetit të Kompienjit, duke u dhënë mundësi studentëve shqiptarë të ndjekin programe bachelor, master dhe doktoratë, në Inxhinieri Informatike dhe në Inteligjencë Artificiale, me leksione të përbashkëta nga profesorë francezë dhe shqiptarë, të përfitojnë mobilitete akademike në të dy universitetet dhe të diplomohen me dy diploma të vlefshme të njohura nga të dy vendet në Shqipëri dhe në Francë”, u shpreh Kumbaro.

Gjatë vizitës, ministrja pati edhe një takim me një grup studentësh shqiptarë që studiojnë aktualisht në Universitetin Teknologjik të Compiegne falë këtij bashkëpunimi, të cilët ndanë përvojat e tyre, projektet kërkimore dhe mundësitë e integrimit në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar të punës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…