
Kryebashkiaku i Kukësit takim produktiv me Ambasadorin e Azerbajxhanit
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, priti në një takim miqësor Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Hüseynov

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, priti në një takim miqësor Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Hüseynov, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushën e kulturës dhe mbështetjen që Bashkia Kukës ka nevojë për të forcuar jetën kulturore dhe sociale të qytetit.
“Falënderoj Ambasadorin për gatishmërinë dhe vullnetin për të ndërtuar projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë kuksianëve.
Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimeve të reja për Kukësin”, shkruan kryebashkiaku në një postim të tij në rrjetet sociale.


















