Bashkia Shkodër shpall pesë zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore

Bashkia Shkodër ka shpallur disa zona të veçanta me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, duke synuar nxitjen e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike në territorin malor të qytetit.


Bashkia Shkodër ka shpallur disa zona të veçanta me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, duke synuar nxitjen e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike në territorin malor të qytetit.

Zonat u miratuan në Këshillin e Ministrave në mbledhjen e sotme.

Vendimi i marrë në përputhje dhe me ligjin “Për paketën e maleve” përfshin pesë zona kryesore në njësitë administrative Shalë dhe Guri i Zi.

Në njësinë administrative Shalë, fshati Theth dhe fshati Ndërlysaj përfshihen në këtë iniciativë, duke shtrirë një sipërfaqe të konsiderueshme mbi 2 mijë e 700 hektarë sipas hartës së KRGJSH.

Ndërsa në njësinë administrative Guri i Zi, fshatrat Rragam, Sheldi dhe Mazrek-Shpor përfshihen gjithashtu, duke krijuar mundësi për zhvillimin e ekonomisë malore në një territor total prej më shumë se 1 mijë 700 hektarë.

Shtrirja dhe kufijtë e këtyre zonave janë përcaktuar sipas hartës treguese duke përfshirë pikat e hyrjes dhe daljes.

Aktivitetet që do të zhvillohen në këto zona përfshijnë zhvillimin ekonomik, aktivitetet industriale dhe zhvillimin e turizmit, duke kontribuar në fuqizimin e ekonomisë lokale dhe të sektorëve malorë.

Ky hap pritet të ndikojë pozitivisht në jetën ekonomike të banorëve, duke ofruar mundësi të reja punësimi dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunitetet malore të bashkisë Shkodër.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…