Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka shprehur sot mirënjohjen dhe krenarinë për rolin historik të Korçës në formësimin e gjuhës shqipe, në Ditën e Alfabetit.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka shprehur sot mirënjohjen dhe krenarinë për rolin historik të Korçës në formësimin e gjuhës shqipe, në Ditën e Alfabetit.

Ai u ndal te momentet kyçe që bënë qytetin themel të arsimit dhe identitetit kombëtar.

Peleshi kujtoi se në Korçë, me hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në vitin 1878, nisi drita e parë e dijes në gjuhën amtare, aty ku fëmijët dëgjuan për herë të parë shqipen e pastër në bankat e shkollës.

Ky hap, tha ai, mbolli farën e arsimit kombëtar dhe të dashurisë për gjuhën.

“Korça është zemra që rrahu fort për gjuhën shqipe! Nisi në këtë qytet drita e parë e dijes, me hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në vitin 1878, aty ku fëmijët dëgjuan për herë të parë tingullin e pastër të shqipes në bankat e shkollës. Aty u mboll fara e arsimit kombëtar dhe e dashurisë për gjuhën tonë”, shkroi Peleshi.

Ai solli në vëmendje edhe “Mitingun e Shkronjave” të vitit 1910, një ngjarje që mblodhi mijëra shqiptarë në mbrojtje të alfabetit shqip, në një kohë kur ai rrezikohej të zëvendësohej. Në atë miting, u këndua për herë të parë “Himni i Alfabetit”, një betim për gjuhën dhe identitetin tonë.

“Vite më vonë, në vitin 1910, Korça u bë sërish skenë e një prej momenteve më të fuqishme të historisë sonë. “Mitingu i Shkronjave” mblodhi mijëra shqiptarë që u ngritën në mbrojtje të alfabetit shqip, përballë çdo përpjekjeje për ta zëvendësuar atë. Mes emocioneve dhe vendosmërisë, në atë tubim kumbuan për herë të parë vargjet e “Himnit të Alfabetit”, si një betim për gjuhën dhe identitetin tonë”, shkroi Peleshi.

Në mesazhin e tij, Peleshi theksoi se Korça nuk është vetëm një dëshmi e kësaj historie, por vetë shpirti i saj, qyteti që i dha alfabetit kurajë, zë dhe jetë, duke mbetur deri sot një gur themeli i kulturës dhe i ndërgjegjes kombëtare.

“Korça nuk është vetëm dëshmi e kësaj historie por është shpirti i saj. Qyteti që i dha alfabetit tonë kurajë, zë dhe jetë”, shkroi Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Burimi ATSH

Kina zhvillohet e sigurt përballë presioneve të jashtëme dhe gjendjes së pasigurt në arenën ndërkombëtare

Ekonomia e Kinës, edhe pse ekonomia ndërkombëtare është në përkeqësim si rezultat i disa faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve të padëshëruara,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina zhvillohet e sigurt përballë presioneve të jashtëme dhe gjendjes së pasigurt në arenën ndërkombëtare

Ekonomia e Kinës, edhe pse ekonomia ndërkombëtare është në përkeqësim si rezultat i disa faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve të padëshëruara,…