Rama: Nuk ndodh në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ndodh në Bashkimin Europian që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ndodh në Bashkimin Europian që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur.

Në përfundim të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, kryeministri Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos.

Rama u ndal tek rasti i pezullimit nga detyra nga GJKKKO të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“U soll këtu BE si një pikë referimi për çfarë do të ndodhi nga pikëpamja politike, nuk ka një qëndrim uniform në BE. Por ajo që është më e rëndësishme se sa kjo është që nuk ndodh në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur”, tha Rama.

Rama u shpreh po ashtu se nuk ndodh në BE që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj të tërë.

“Nuk ndodh në BE që siç e thotë jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i Torturës i Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se sa njerëz të gjykuar dhe të burgosur me gjyq. Kështu që në këtë pikë, unë besoj se të gjithë duhet të bëjnë punën dhe të luamë rolin tonë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne kemi tonë dhe roli im është që të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë në historinë e vetë”.

“Ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne, në formën e një padrejtësie, sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Por nga ana tjetër të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nuk mund të hyhet në territorin e një pushteti të pavarur dhe kjo vlen edhe për pushtetin ekzekutiv edhe për pushtetin legjislativ.

“Ashtu sikundër miqësisht ju them që kultura e gjyqeve popullore dhe e organizimeve nëpër salla që dikur ishin salla vatrash kulture, sot janë sallone mediatike për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët. Është një kulturë që duhet ta luftojmë të gjithë sepse nuk i bën mirë askujt dhe as kësaj shoqërie”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “ne jemi garantët e pavarësisë së gjyqësorit dhe do të vazhdojmë të jemi me çdo çmim”.

“Do të vazhdojmë të jemi edhe kur çmimi është i atillë që të vjen të mos ndalesh duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend. Por këtë kemi zgjedhur dhe vetëm kështu mund të arrijmë objektivin që të bëhemi vend anëtar i BE-së dhe duhet ta besojmë këtë gjë. Është një pushtet i ri fëminor i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Nuk ka traditë e kulturë historike të një drejtësie të pavarur”, tha Rama.

Aftësitë e prokurorit e gjykatësit, sipas Kryeministrit, janë një pjesë shumë e rëndësishme që duhen rritur e forcuar.

“Duhet kohë, duhet durim dhe duhet vendosmëri dhe ne këtë vendosmëri e kemi. Për sa kohë do ta kemi do të jetë kështu sa të jem unë në këtë detyrë, nuk do të shikoni luftëra me drejtësinë apo akuza për të kundërshtuar akuzat që bën drejtësia. Ato duhet t’i shikojë gjykata. Por, ama, nga ana tjetër ka një kufi. Ai është kufiri që përcakton Kushtetuta mes pushteteve të pavarura. Nëse ne lejojmë të shkelet ai kufi, ne kemi humbur diçka që është themelore, jo për mua, as për këtë qeveri, as për një ministër të kësaj qeverie, por për rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…