Investimet në hekurudhë 6,4 miliardë lekë në 2026-ën, synohet integrimi në rrjetin europian

Qeveria synon të rikthejë hekurudhën shqiptare në hartën moderne të transportit kombëtar e rajonal, teksa projektbuxheti 2026 parashikon 6,4 miliardë lekë investime për këtë sektor.


Qeveria synon të rikthejë hekurudhën shqiptare në hartën moderne të transportit kombëtar e rajonal, teksa projektbuxheti 2026 parashikon 6,4 miliardë lekë investime për këtë sektor.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se qëllimi është rilindja e infrastrukturës hekurudhore dhe integrimi i saj në rrjetin europian të transportit, për lëvizjen e pasagjerëve, mallrave, mjeteve dhe mekanizmave të mbrojtjes.

Si projekt kryesor, peshën më të madhe të investimit e zë linja Tiranë-Durrës-Rinas, 50 kilometra e gjatë, e cila pritet të funksionojë me pesë trena elektrikë. Balluku u shpreh se ky aks do të shndërrohet në “fytyrën e re të hekurudhës shqiptare”, duke shënuar hapin më të rëndësishëm drejt standardeve europiane.

Për vitin 2027 parashikohen investime prej 10 miliardë lekësh në sektorin hekurudhor, ndërsa në vitin 2028 buxheti planifikohet të arrijë në 11,1 miliardë lekë.

Një tjetër projekt madhor është linja Vorë-Hani i Hotit, me vlerë 360 milionë euro, ku 30% e financimit do të sigurohet në formë granti nga Bashkimi Europian, një mbështetje që tregon rëndësinë strategjike të korridorit hekurudhor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin TEN-T.

Në faza të avancuara janë edhe disa projekte të tjera si linja Durrës-Rrogozhinë (34 km), Rrogozhinë-Pogradec (140 km), Rrogozhinë-Vlorë (140 km), si dhe linja e re Vlorë-Aeroporti i Vlorës (15 km). Po ashtu, planifikohet ndërtimi i lidhjes hekurudhore Sukth-Porto Romano, që do të shërbejë për integrimin e portit të ri tregtar me rrjetin hekurudhor kombëtar.

Ministrja Balluku bëri të ditur se paralelisht me investimet infrastrukturore, po përgatitet një reformë strukturore që parashikon ndarjen e hekurudhës në dy operatorë: një për menaxhimin e infrastrukturës dhe një tjetër për shërbimet e transportit të pasagjerëve, me synimin për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit.

Sipas saj, këto investime do të shënojnë një kapitull të ri për hekurudhën shqiptare, duke i hapur rrugë transportit më të shpejtë, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…