Anglia fiton në Tiranë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.


Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Trajneri Sylvinho zbriti në fushë me Strakoshën në portë; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Aliji në mbrojtje; Asllani, Ramadani dhe Laçi në mesfushë; ndërsa sulmuan Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel aktivizoi Henderson në portë; Quansah, Rice, Stones, Kane; Bellingham, Burn, Wharton, O’Reilly, Eze dhe Bowen në sulm.

Takimin e gjykoi arbitri italian Marco Guida, i shoqëruar nga ndihmësit Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, me zyrtar të katërt Simone Sozza dhe videoasistent Marco Di Bello.

Anglia nisi menjëherë me presion, duke fituar një këndore që nuk solli gol, ndërsa Shqipëria reagoi në minutën e 5-të me një goditje këndi të fituar nga Hoxha. Krosoi Asllani, por topi u largua nga Bowen.

Në minutën e 12-të, Ramadani devijoi një harkim të Rice, duke e kthyer topin në këndore. Në minutën e 15-të, Ramadani mori karton të verdhë pas një faulli ndaj Harry Kane.

Shqipëria pati mundësi të mira në minutën e 18-të, kur Hoxha dribloi në hyrje të zonës dhe pasoi te Hysaj, por gjuajtja përfundoi mbi traversë. Në minutën e 25-të Hysaj u zëvendësua nga Ivan Balliu për shkak të dëmtimit.

Pjesa e parë mbyllet 0-0, me Strakoshën që priti goditjet e Eze dhe Quansah dhe ruajti portën të paprekur.

Në pjesën e dytë, Shqipëria nisi me aksione premtuese. Në minutën e 47-të, Bajrami pasoi te Balliu, i cili krosoi për Laçin, por tentativa ishte shumë e lehtë. Hoxha gjuajti nga jashtë zone në minutën e 50-të, por Henderson devijoi topin në këndore.

Një minutë më pas, Hoxha ishte sërish përballë portierit anglez, por topi përfundoi në duart e Hendersonit.

Anglia rriti presionin dhe krijoi disa raste të rrezikshme. Në minutën e 57-të, Eze mbeti i lirë në zonë, por Strakosha e ndali. Në minutën e 60-të, Bellingham provoi nga brenda zonës, por gjuajtja shkoi mbi portë.

Zëvendësimet e Anglisë në minutën e 62-të sollën futjen e Saka dhe Foden në vend të Eze dhe Rice. Saka mbeti krejtësisht i lirë në zonë në minutën e 65-të, por Strakosha reagoi vendimtar. Shqipëria pati një mundësi të artë në minutën e 67-të, por Bajrami gjuajti gabim brenda zonës pas një pasimi të Hoxhës. Protesta të kuqezinjve pati në minutën e 68-të, pasi portieri ndali Laçin jashtë zonës, por arbitri e konsideroi rregullt.

Golat erdhën në minutat 74 dhe 82, të dy nga Harry Kane, i cili fillimisht përfitoi nga një goditje këndi për të kaluar në avantazh, ndërsa më pas vulosi rezultatin me kokë, pas një krosi brenda zonës.

Me këtë fitore, Anglia mbyll Grupin K me 24 pikë dhe kualifikohet direkt për Botërorin 2026. Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia, që tashmë është eliminuar, dhe do të marrë pjesë në play-off.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e…