Rama: Prani më e madhe e kompanive italiane në të ardhmen e afërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë në medie, nga Roma, se Shqipëria ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të reja, me mbështetjen e qeverisë italiane dhe besimin e kompanive të mëdha.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë në medie, nga Roma, se Shqipëria ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të reja, me mbështetjen e qeverisë italiane dhe besimin e kompanive të mëdha.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së më shumë kompanive të mëdha italiane në vend, Rama tha se industria italiane ka një profil të veçantë në shtrirjen jashtë vendit, e cila nuk karakterizohet nga agresiviteti në kuptimin e zgjerimit.

“Por nga ana tjetër është e vërtetë që ne mund të kishim dhe duhet të kemi më shumë dhe për këtë duhet ndihma dhe mbështetja e qeverisë italiane dhe duhet vëmendja dhe besimi i kompanive të mëdha”, tha Rama.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka prej disa vitesh në vend kompaninë Eni, që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe gazit, ndërsa po përmbyllet një marrëveshje strategjike me grupin italian San Donato, për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano.

Sipas kryeministrit, projekti parashikon ndërtimin e një spitali privat me një gamë të gjerë shërbimesh dhe cilësi të lartë, si dhe krijimin e universitetit Vita-Salute, një nga universitetet më të njohura të mjekësisë në Europë.

“Kështu që gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur dhe potenciali është i madh, dhe tanimë rrugët janë shumë më të qarta dhe shumë më të drejta për të parë në të ardhmen e afërt prezencë më të madhe të kompanive italiane”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se një nga investimet më të mëdha italiane në Shqipëri lidhet me interkonjeksionin energjetik me Italinë, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara, që do të krijojë kapacitete të reja për prodhimin e energjisë së gjelbër.

“Fillojmë këtë proces në një kohë jo shumë të largët, sepse po mbaron faza e parë e projektit, dhe po ashtu jemi në diskutime për të ngritur edhe një Data Center të fjalës së fundit”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së popullit

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së popullit

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe…