Rama: Do të ishte mirë të kishim opozitë, po i bëjmë opozitë vetvetes

Kryeministri Edi Rama komentoi sot situatën politike në vend, duke nisur me rolin e opozitës, të cilën e përshkroi si jo funksionale.


Kryeministri Edi Rama komentoi sot situatën politike në vend, duke nisur me rolin e opozitës, të cilën e përshkroi si jo funksionale.

“Patjetër që do të ishte mirë të kishim një opozitë. Ngushëllojmë veten duke u përpjekur të bëjmë sa më mirë punën, duke u bërë opozitë e vetvetes në shumë raste. Kjo është ajo që kemi në këto momente”, tha Rama në një intervistë për media, nga Roma, pas mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali.

Ai theksoi se pavarësisht sfidave politike, qeverisja e vendit funksionon më mirë se kurrë më parë.

“Por nëse Shqipëria është në momentin e vet më të mirë të këtyre viteve kjo natyrisht lidhet me faktin që Shqipëria sot qeveriset më mirë se është qeverisur ndonjëherë dhe kjo lidhet me faktin që qeveria ka kapacitet politik në kuptimin e mbështetjes që buron nga besimi i njerëzve dhe nga numrat që ka në Parlament.

Kryeministri vuri në dukje se mandati i ardhur nga 11 maji është një mandat shumë i fortë për të realizuar ndryshimet e duhura dhe për të përmirësuar proceset zgjedhore.

“Nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë sakrificë nga pushteti politik, përkundrazi, pushteti na duhet për t’i realizuar të gjitha detyrat, sepse shqiptarët na besuan duke na dhënë një mandat shumë të fortë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së popullit

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së popullit

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe…