Rama: Deri në 2028 zgjidhim çështjet me Greqinë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët për shtyp folën mbi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, integrimin evropian të vendit tonë si dhe raportet me shtetin grek.


Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët për shtyp folën mbi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, integrimin evropian të vendit tonë si dhe raportet me shtetin grek.

Meloni konfirmoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se “marrëveshjet e arritura tregojnë punën e mirë të bërë nga pala shqiptare”.

Ajo shtoi se Italia po ndjek nga afër procesin dhe po përpiqet ta lehtësojë dialogun politik, duke vlerësuar gjithashtu përfshirjen e universiteteve italiane në hartimin e teksteve juridike shqiptare.

Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë, Meloni nënvizoi se “ekzistojnë disa fërkime, por miqtë tanë grekë kanë dhënë gjithmonë kontribut të rëndësishëm për të mirën e Evropës”.

Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi “sot u fol edhe për ndihmë që Italia i jep Shqipërisë ndër vite”.

“Ne sot folëm edhe për shtimin e volumit të asistencës nga ana e Italisë, por edhe për tekste të të drejtës europiane. Pra puna që ne bëjmë, falë shoqërimit që Italia në bën, jo sot, por që në krye të këtij rrugëtimi është shumë e madhe”, tha ai.

Rama tha më tej se se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po ecin në rrugën e duhur, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të pakicave dhe vlerave demokratike.

“Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku. Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë”, tha Rama.

Rama tha se “jam shumë optimist për faktin që në vitin 2028, kohë kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të duhet të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në Europë, nuk do të ketë nevojë t’i tërheqë veshin, sepse do të thotë që deri atëherë, do të kemi zgjidhur çdo gjë”.

Kryeministri shqiptar falënderoi gjithashtu Italinë për ndihmën gjatë tërmetit të vitit 2019, duke e cilësuar Italinë jo vetëm si një aleat strategjik, por si një motër të Shqipërisë.

“Nuk do ta harroj kurrë në jetën time atë ç’ka bënë forcat e zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Unë isha aty, i takova ata. Ishin djem dhe vajza që kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri, në errësirë sepse ishte natë. Erdhën të parët te ne. Të gjithë iu futën punës dhe puna e tyre bëhej nën gërmadha. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish që nuk i njihnin dhe mbi të gjitha në një vend që kishin ardhur për herë të parë dhe falë tyre, numri i viktimave të atij tërmeti ishte shumë më i ulët sesa ajo çka rezultoi në fund. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe janë gjëra të cilat bëjnë që Italia të mos jetë thjesht një nga aleatët, një nga partnerët, por të jetë shpirti motër i Shqipërisë”, përfundoi kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pa Italinë këto 35 vite, Shqipëria nuk do të ishte vendi që është sot

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, po të mos kishte pasur mbështetjen e Italisë këto 35 vite, Shqipëria nuk do…

Global 360

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Pa Italinë këto 35 vite, Shqipëria nuk do të ishte vendi që është sot

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, po të mos kishte pasur mbështetjen e Italisë këto 35 vite, Shqipëria nuk do…