Rama diskuton me ambasadorët e vendeve të BE Raportin e Progresit për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë.

Takimi kishte në qendër bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.

“Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkroi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Në progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë vlerësohet angazhimi i autoriteteve shqiptare në procesin e negociatave dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Ai thekson përparimin e rëndësishëm në reformat themelore, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, si dhe rezultatet domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar në këto fusha.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedent”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti.

Në përputhje me planet e përbashkëta të punës, pesë kapitujt e mbetur pritet të hapen para fundit të këtij viti.

Për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian ripohoi mbështetjen për objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, në një proces plotësisht të bazuar në meritë.

Raporti pasqyron gjithashtu, sfidat që mbeten përpara, si forcimi i mëtejshëm i institucioneve, rritja e vazhdueshme e transparencës, sundimi i ligjit, etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: IOM, partner kyç për forcimin e politikave të migracionit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: IOM, partner kyç për forcimin e politikave të migracionit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për…