Kumbaro në laboratorin “AMEL” në Elbasan, nismë për ta afruar natyrën me shkollat

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi sot nga afër laboratorin e mirëqenies “AMEL” në Elbasan.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi sot nga afër laboratorin e mirëqenies “AMEL” në Elbasan.

Ky laborator është krijuar nga Beni dhe Lindita, dy individë që me shumë pasion, përkushtim dhe profesionalizëm studiojnë dhe krijojnë produkte mjekësore e kozmetike me bazë bimët që gjenden në natyrë.

Ministrja Kumbaro, e shoqëruar nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se po punohet rreth një programi pilot që pritet të marrë jetë shumë shpejt, me synimin për ta sjellë natyrën, sa më pranë nxënësve dhe të rinjve në shkolla.

“Kemi një projekt që ka nisur prej disa vitesh në vazhdën e disa iniciativave të Ministrisë së Arsimit për t’i dhënë fëmijëve jo vetëm atë që është e detyrueshme në arsimin parauniversitar siç janë tekstet, kurrikulat, programet, provimet. Ajo që duam është që të shfrytëzojmë në mjediset brenda shkollave dhe rreth tyre, të tjera aftësi, që nuk janë ato në program, por siç janë marrëdhënia me njerëzit, zejet, artin, natyrën”, tha Kumbaro.

Kumbaro tha se marrëdhënia me natyrën ka humbur, por asnjëherë nuk është vonë për ta rifituar atë. Ndaj, sipas Kumbaros në shkolla po punohet me programet si “Art dhe Zeje” apo “Toka ime”, ky synimi është që një parcelë toke, të punohet nga nxënësit për të mbjellë domate përshembull, dhe kështu të kuptohet filozofia e asaj që mund të bëhet me natyrën.

“Laboratori i mirëqenies “AMEL” ku Beni dhe Lindita me shumë pasion, përkushtim dhe profesionalizëm studiojnë dhe krijojnë produkte mjekësore e kozmetike me bazë bimët që gjenden në natyrë, teksa kjo eksperiencë na frymëzon që përmes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan shumë shpejt t’i japim jetë një projekti pilot që sjell më pranë natyrën në shkollat e qytetit, duke u dhënë mundësinë nxënësve që nëpër minihabitate të vogla të njohin bimët medicinale, përdorimet e tyre dhe produktet të cilat mund të krijohen duke ripërdorur mbetjet, një mënyrë konkrete për kultivimin e dashurisë ndaj tokës e për t’u njohur edhe me konceptet e ekonomisë qarkulluese”, tha Kumbaro.

Ndërsa, kryetari i bashkisë Elbasan u shpreh se në të gjitha shkollat e qytetit po punohet për të rikthyer laboratorët e kimisë dhe biologjisë në funksionalitet të plotë, në mënyrë që të fëmijët dhe të rinjtë të jenë sa më afër me natyrën.

Burimi ATSH

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.