
Tag: Bashkia Elbasan
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, zhvilloi sot një vizitë në pallatin ku ndodhi shpërthimi i gazit që i mori jetën dy personave, ndërsa godina pësoi shumë dëmtime.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma për fuqizimin ekonomik të grave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e bashkisë në procesin e integrimit europian të vendit.
Elbasani mirëpret për herë të parë Javën Evropiane të Demokracisë Lokale në një aktivitet të përmasave të mëdha, me pjesëmarrjen e 135 organizatave nga Shqipëria, vendet evropiane dhe vendet e asociuara me Bashkimin Evropian, si dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, së bashku me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe drejtoreshën e ZVA Elbasan, Vesa Llanaj Lico, vizituan gjimnazin, ku u njohën nga afër me investimet dhe risitë e sjella në këtë institucion arsimor.
Presidenti dhe Themeluesi i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Komisionin e Vlerësimit, u njohën me të dhëna të detajuara mbi sportin në Elbasan, investimet e kryera, infrastrukturën sportive dhe aktivitetet e zhvilluara në qytet.
Projekti “GreenElb – Energji e gjelbër dhe e qëndrueshme në ndërtesat e Elbasanit” mblodhi sot në një konferencë përfaqësues të NetZeroCities, bashkive partnere, institucioneve qendrore e vendore, sektorit privat, universiteteve, shoqërisë civile dhe të rinjve të qytetit.
Qindra vizitorë vendas e të huaj po zgjedhin të ndalen në zemër të Elbasanit, aty ku historia, kultura dhe tradita ruhen në çdo gur.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi potencialin e Elbasanit për zhvillimin ekonomik dhe turistik, duke theksuar rolin e investimeve, bujqësisë dhe agroturizmit në krijimin e mundësive të reja për qytetarët.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku, inspektuan sot ecurinë e punimeve në parkun multifunksional “Dua të luaj”, një investim i ri publik që po realizohet në qytetin e Elbasanit.









