Rama: OSHEE, politikë “agresive” për nxitjen e blerjes së makinave elektrike

Gjatë prezantimit të projektit të ri kombëtar “OSHEE Charge”, Kryeministri sqaroi përfitimet që sjell një shërbim i tillë për qytetarët.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se zbatimi i projektit për karikimin e makinave elektrike do të nxisë blerjen e tyre, duke siguruar një transport ekologjikisht të qëndrueshëm.

Gjatë prezantimit të projektit të ri kombëtar “OSHEE Charge”, Kryeministri sqaroi përfitimet që sjell një shërbim i tillë për qytetarët.

Rama shprehu bindjen se ky inovacion i fundit i OSHEE-së dhe fillimi i krijimit të një rrjeti të furnizimit me energji të automjeteve elektrike do të nxisë blerjen e tyre dhe rritjen e numrit të tyre në qarkullim.

“Pavarësisht se krahasuar me pak vite më parë numri është rritur në mënyrë të ndjeshme, por krahasuar me numrin e përgjithshëm të automjeteve është ende mjaft modest”, tha Rama.

Ndaj, Kryeministri theksoi se “fakti që OSHEE do të ndjekë një politikë ‘agresive’ në drejtim të nxitjes së blerjes së makinave elektrike”.

“Kjo duke u dhënë mundësi të gjithë atyre që e karikojnë automjetin e tyre elektrik në parkimin e apartamentit apo të shtëpisë së tyre që ta blejnë me të njëjtin çmim që blejnë energjinë për konsum shtëpiak, që është një çmim shumë i ulët”, shtoi ai.

“Kjo justifikohet me faktin se duke qenë në karikim të ngadaltë gjatë gjithë orëve të natës është ekonomikisht i përballueshëm nga OSHEE”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “duke u futur në treg si një aktor kryesor, OSHEE do të imponojë dhe një rregullim të menjëhershëm dhe të përgjithshëm të tregut”.

“Çdo aktor privat që do të hyjë në treg me të drejtën e vet, do ta blejë energjinë nga OSHEE me një çmim të mirëpërcaktuar, që nuk mund të jetë asesi çmimi i marrjes së drejtpërdrejtë, a thua se po e merr nga parkimi i shtëpisë”, shtoi ai.

Në përfundim, Kryeministri shprehu besimin se “OSHEE dhe gjithë sektori energjetik do na japë arsye të tjera madhore për të dhënë lajme të mira për publikun dhe për të vazhduar të forcojmë bazat e rrugës për Shqipërinë 2030”.

“Vetëm fakti që Shqipëria 2030 do të jetë një vend sovran në aspektin energjetik, i thotë të gjitha të tjerat”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: IOM, partner kyç për forcimin e politikave të migracionit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: IOM, partner kyç për forcimin e politikave të migracionit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për…