Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador në Zvicër

Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ermal Dredha ishte disa ditë më parë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për seancë dëgjimore ku gjatë prezantimit ai mori vlerësimin si diplomat me eksperiencë në sistemin e karrierës së shërbimit të jashtëm shqiptar.

Dredha ka 20 vite karrierë ku ka ushtruar detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari, Itali dhe në vitet 2016-2023 ka ushtruar mandatin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një shkëputje dyvjeçare (2023-shtator 2025) për shkak të drejtimit të bashkisë Vlorë, Dredha iu ribashkua strukturave të Shërbimit të Jashtëm.

Vetë Dredha prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar përparim të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar përparim të…