Rama: Do të bëjmë gjithçka duhet për t’u ulur si të barabartë rreth tryezës së BE-së

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria do të bëjë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria do të bëjë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së Bashkimit Europian.

Pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian për vendet kandidate, Rama ndau deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, e cila vlerësoi se “Shqipëria ka arritur një progres të pashembullt”.

“Po, ja dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë përpara, së bashku”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Ndër të tjera, Komisionerja për Zgjerimin në BE vlerësoi se Shqipëria ka shënuar përparim të paprecedentë.

Ky rezultat i jashtëzakonshëm, sipas Komisioneres Kos, është një dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe të aspiratave të qarta europiane të shoqërisë shqiptare.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë ndërqeveritare. Të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në muajin nëntor do të hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grup-kapitullin e Themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit”, tha Kos, për Shqipërinë.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin deklaroi se “Shqipëria po bën progres në grup-kapitullin e themeloreve, në fushën e shtetit ligjor dhe mendojmë se do të mund të përmbyllim këtë kapitull brenda këtij viti”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…