Rama: Trajtim i ujërave të ndotura me elementë mikrobiologjikë

Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot universitetet që të punojnë më ngushtë me Akademinë e Shkencave, kjo në funksion të zgjidhjeve inovatore.


Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot universitetet që të punojnë më ngushtë me Akademinë e Shkencave, kjo në funksion të zgjidhjeve inovatore.

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama bëri të ditur se po diskutohet një propozim për trajtimin e ujërave të ndotura me elementë mikrobiologjikë.

Ky propozim sipas tij, vjen nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili e ka zbatuar një praktikë të tillë me sukses kur drejtonte bashkinë e Cërrikut.

Rama vlerësoi eksperiencën që sjell Salla në këtë drejtim, ndërsa u shpreh se “pavarësisht se vjen nga një realitet pak i njohur dhe pak i mbështetur mediatikisht, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla është në këtë detyrë si rezultat i shumë përpjekjeve inovative që ka bërë duke bashkëpunuar me fermerët dhe duke u përfshirë në problematikat e zhvillimit rural”.

“Jemi duke diskutuar një propozim të tij për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza me elementë mikrobiologjik, gjë që e ka bërë me sukses në Cërrik për një sërë kopshtesh dhe shkollash”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…